Kryesore, ShowBiz

Të pasurit i zgjedhin miqtë ndryshe nga të tjerët!

Pasanikët janë persona të cilët i zgjedhin miqtë e tyre para se të shoqërohen. Kjo është një mënyrë që duket se ato zgjedhin për të pasur pranë persona sa më të klasifikuar dhe që ju përshtaten atyre më së miri, shkruan Living.

Sipas një hulumtimi pesëvjeçar me 117 milionerë, autori i studimit, Thomas C. Corley, tregon se shumë kohë para se të bëheshin milionerë, ata kishin vendosur të shoqëroheshin vetëm me individë të cilët i kanë inspiruar të bëhen të pasur e të suksesshëm.



Ndërsa në lidhje me njerëzit e thjeshtë ndryshon një gjë e tillë pasi ato nuk lodhen shumë duke menduar për këtë detaj. Ata thjesht lidhin me miqësi me dikë që ndihen komod afër tij/saj, dhe që i kanë shprehitë e njëjta.

Sipas Corleyt, njerëzit të cilët mund t’ju ndihmojnë të bëheni të pasur kanë disa trajta të përbashkëta:

Shprehi të mira

Pikëpamje pozitive

Janë të besueshëm

Kanë qëndrim inkurajues

Janë tejet besnikë

Punojnë shumë

Kanë llogaridhënie individuale

Gatishmëri dhe disiplinë të madhe

Pasion dhe entuziazëm

Janë mirënjohës.

Pra, këto trajta duhet t’i kërkoni te dikush me të cilin dëshironi të lidhni miqësi nëse vendosni të bëheni të pasur.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas