Kryesore, Politika

“Të ndalohet me ligj fotoja e Enverit”

bujar nishani“Kemi shumë nevojë të memorizojmë krimet e komunizmit për shkak të pasojave që sollën për gjenerata të tëra. Do kisha preferuar që memorizimi i këtyre krimeve dhe pasojave të ishte pjesë e angazhimit dhe investimeve që bëhen nga çdo qeveri që merr pushtetin”

 



Presidenti i Republikës, Bujar Nishani deklaroi mbrëmë në emisionin “Tonight Ilva Tare” se çdo përpjekje për të pudrosur apo orientuar në kanale të tjera diktaturën është e papranueshme jo vetëm për mazhorancën, por edhe për të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë.

“…Nuk mendoj se ka dy Enver Hoxha. Ka një dhe vetëm një. Përmbajtja, portreti dhe memoria e një diktatori çnjerëzor, veprimtaria e të cilit gjatë luftës duhet parë me realizëm. Edhe vetë ideologjia komuniste e ka pranuar se Shqipëria ka pasur një luftë guerile që është transformuar më pas…”, – tha ai.

I pyetur se cili ishte komenti i tij kur ka  parë deputetët me shall të kuq apo edhe ministra që përulen para portretit të Enver Hoxhës, Nishani u përgjigj: “Ne jemi të orientuar kah Perëndimit dhe nuk ka asnjë shembull të tillë ndër këto vende të modelit sovjet. Nëse këto reminishenca kanë mbetur në Shqipëri janë anormale, por janë dhe provokative në raste të caktuara. Veçanërisht shfaqja e fotos së diktatorit është provokim…”.

Nishani shtoi më tej se nuk do të dëshironte t’i bënte gjykatësin mazhorancës në aspektin politik, por nënvizoi se mazhoranca aktuale duhet të distancohet publikisht nga figura e diktatorit të Enver Hoxhës. “…Nuk dua të bëj gjykatësin e mazhorancës në aspektin politik, por më së shumti si qytetar i vendit dhe politikan pse jo, do kërkoja që mazhoranca të deklaronte publikisht distancimin nga figura e diktatorit dhe të dënonte ashpërsisht krimet e bëra nga diktatura, ku diktatori pa diskutim ka pasur rolin kryesor. Çdo tentativë për ta minimizuar, për ta pudrosur apo orientuar në kanale të tjera egërsinë e diktaturës, pasoja që në shumë drejtime i vuajmë edhe sot, është e papranueshme jo vetëm për mazhorancën, por edhe për të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë”, – tha mbrëmë Nishani.

Presidenti i Republikës u pyet edhe për përurimin e bunkerit anti-atomik nga ana e kryeministrit Edi Rama.

“E njoh mirë atë vend dhe për shkak të detyrave që kam pasur në të shkuarën në Ministrinë e Mbrojtjes. Është një produkt i propagandës frenetike të regjimit të shkuar. Nuk ka pasur efekt për të mbrojtur qytetarët e thjeshtë. Ka qenë një tregues i forcës, e cila ishte bosh, së regjimit dhe sistemit. Kemi shumë nevojë të memorizojmë krimet e komunizmit për shkak të pasojave që sollën për gjenerata të tëra. Do kisha preferuar që memorizimi i këtyre krimeve dhe pasojave të ishte pjesë e angazhimit dhe investimeve që bëhen nga çdo qeveri që merr pushtetin. Do mirëprisja shumë nëse kjo memorie historike e këtyre krimeve monstruoze të diktaturës do të orientohej nëpërmjet adresimit të kampeve famëkeqe në burgun e Spaçit, Burrelit, Lushnjës apo Tepelenës ku kanë humbur jetë njerëzish, janë trajtuar njerëzit në standardet e skllevërve të shekujve të kaluar. Kjo do të ishte më dinjitoze për shtetin, qeverinë dhe gjithë ne si shoqëri. Shfaqja e fotove të diktatorit është përsëri një provokim i panevojshëm edhe në ato ambiente”, – tha Nishani duke sqaruar më tej se këto ambiente ai i kishte parë që në fillim të viteve ’92-‘93.

“Unë i kam parë në fillim të viteve ’92-’93, ku sapo ishte përmbysur sistemi diktatorial dhe natyrisht pamja e sotme është shumë ndryshe nga çfarë ka qenë në atë kohë. Një bunker, me pajisje ushtarake. Kjo është një ekspozitë që besoj se është e panevojshme. Dhoma ka ekzistuar, por pajisjet nuk më duken. Po s’ka rëndësi. Jam për memorizimin e krimeve dhe pasojave të krimeve të komunizmit… Është koha që Kuvendi të miratojë një ligj për të ndaluar shfaqjen e diktatorit në ambiente publike dhe ambiente të hapura. Unë do ta mbështesja pa diskutim”, – tha ai.

Nishani u shpreh gjithashtu edhe për një tjetër çështje që lidhet me hapjen e dosjeve. “…Jemi të vonuar. Ky nuk është një proces që duhet të konsiderohet si revansh apo hakmarrje apo fokusim i individëve të caktuar, por i frymës, ideologjisë dhe modelit. Hapja e dosjeve duhet të bëhet sa më parë dhe përtej tyre Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë tani për një ligj lustracioni që duhet të shkojë shumë thellë. Jo në margjinalizimin e individëve, por hetimin e asaj ideologjie të tmerrshme dhe pasojave të saj. Madje edhe hetimin e pasurive të ish-zyrtarëve të regjimit të kohës që nuk janë verifikuar asnjëherë për pasuritë e shtetit, të cilat nuk janë bërë transparente se ku kanë vajtur dhe a janë ende në duart e njerëzve të caktuar këto pasuri”, – tha ai.

Nishani theksoi gjithashtu se vendi i opozitës është në Kuvend. “…Demokracia bëhet në institucione më së pari. Unë e kam thënë dhe vazhdoj ta them se debati duhet orientuar dhe realizuar në Kuvend…”, – tha ai.

Nishani theksoi gjithashtu se çdo protestë duhet vlerësuar, ashtu si edhe reformat duhen ndërmarrë. Por, ndër radhë, Presidenti i Republikës citoi se çdo reformë ka kosto politike, duke shtuar se zbatimi i tyre duhet të bëhet paralelisht me kujdesin social ndaj shtresave të ndryshme.

Nishani tha gjithashtu se ka një përpjekje të vazhdueshme për politizimin e strukturave të Forcave të Armatosura. Presidenti i Republikës pranoi se ka marrë një pjesë të ish-diplomatëve të shkarkuar nga ministri Bushati në stafin e tij, ndërsa nënvizoi gjatë intervistës se ai nuk do të firmoste shkarkimin e ambasadorit tonë në Romë, Neritan Ceka. Presidenti vlerësoi gjithashtu punën e Adriatik Llallës në krye të Prokurorisë dhe Visho Ajazit në krye të SHISH-it.

PasPara

2 komente

  1. E para te hiqet busti i tradhetarit Hamet Zogu qe po qelb Tiranen kryeqytetin tone te dashur qe na i lane te paster Dhe e dyta te ndaloheni ju qe e mbushet Shqiperin me tradhetar se atdhetar

  2. O musteqe mi u bere edhe ti i vetquajtur president te ndalosh fotografin e me te madhit Burshteti qe ka pase Shqiperia gjate gjithe Historise se Shqiptarizmit KRYEKOMANDANTIN LEGJENDARE ENVER HOXHA cfare mendon ti mor tradhetar te sjellish fotografin e Millosheviqit ne Tirane ka ikur koha juaj ku mbushet Tiranen me tradhetaret me te ndyre te shqiptarise shporu vegel e Sali Serbit mos haro se nje dite do tu vije dita edhe juve tradhtareve te kombit qe nje dite do tu QI.. MAMAJA NE ZEMER TE TIRANES.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas