Aktualitet, Kryesore

‘Të mbyteshim në det, apo të digjeshim në zjarr…’, dilema e të mbijetuarit të ‘ferrit’ në Greqi

Edhe pse frika dhe terrori nuk janë shuar ende, të mbijetuarit e zjarreve rreth Athinës kanë gjetur forcën për të përshkruar terrorin dhe dhimbjen, ndërkohë që miqtë dhe të dashurit e tyre humbën jetën mes flakëve.

Një banore e zonës, Maria Patsiou, tregoi për mediat greke se pa një vajzë të vogël tek hidhej nga shkëmbi, për t’i shpëtuar zjarrit.



Maria rrëfen se 13-vjeçarja u hodh duke menduar se do të binte në det, por fatkeqësisht ra mbi disa shkëmbinj të thepisur, duke gjetur vdekjen e mënjëhershme.

Një tjetër dëshmitar, Nikos Stavrinidis ka treguar se u banorët i priste vdekja në të gjitha anët, pasi në det rrezikonin të mbyteshin nga dallgët ndërsa në fshat rrezikonin të përcëlloheshin nga flakët.

Ai u rrethua nga zjarri bashkë edhe një grup të vogël miqsh, pasi kishin dalë për t’u argëtuar në Porfina. Për fatin e tyre të mirë plazhi nuk ishte shumë larg.

Ata i shpëtuan zjarrit përcëllues duke u hedhur në det, por gara e tyre për mbijetësë sapo kishte filluar. Ndërkohë që largoheshin nga bregu, Nikos Stavrinidis, bashkëshortja e tij dhe dy miqtë e tij, si dhe parteret e tyre përfundun në det të hapur, të verbuar nga tymi dhe të tërhequr nga rryma e fortë.

Sikur të mos mjaftonte zjarri, e njëjta erë që po përhapte flakët, po trazonte edhe detin, duke bërë që grupi i miqve të luftonte për orë të tëra me dallgët dhe detin e tërbuar.

Pas më shumë se katër orësh në det të happur, Niko tregon se kishte humbur shpresat dhe se ishte përgatitur për t’u “takuar me vdekjen”.

E vetmja gjë që donte ishte të shpëtonte të shoqen. Lutjet e tij duket se u dëgjuan, pasi në horizont u shfaq papritur nëj anije pëshkatarësh. Niko dhe e shoqja arritën të ngjiteshin shëndoshë e mirë, bashkë me miqtë e tyre. Por gruaja që kishte pranë dhe djali i saj adoleshent u zhdukën mes dallgëve.

Në një intervistë për mediat greke, ai ka rrëfyer se:

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt, brenda pak minutash e gjetëm veten të rrethuar nga flakët. Era ishte e papërshkrueshme, nuk kisha parë kurrë diçka të tillë më parë në jetën time.

Ne vrapuan, duke ecur në drejtim të plazhit, duke menduar se ishte e vetmja rrugë e sigurt. Filluam të notonim mes tymit, por nuk mund të shihnim asgjë. Ne dolën në det të hapur dhe u përpoqëm të largoheshim nga monoksidi.

Shkuam sa më larg të mundeshin. Por era dhe rrymat filluan të na largonin nga bregu. Nuk ishim në gjendje të shihnim se ku ishim.

Pranë meje kisha bashkëshorten time dhe një nënë me djalin e saj. E vetmja gjë që mund të shihja ishin fytyrat e tyre të tmerruara, që më kërkonin vazhdimisht ndihmë”.

<
>
10-2-1 10033144-3x2-700x467-1 greece-beach-aweso_2315129k-1-1-850x450 wildfires-dead-660x330

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas