Sport

Të kuqtë tepër aktivë në merkato, vjen edhe Erald Çinari

Mesfushori me tipare sulmuese i cili gjatë kësaj vere u kthye në një mollë sherri mes Vllaznisë dhe spanjollëve të Deportivo Alaves, në minutat e fundit të merkatos së transferimeve i ka dhënë një tjetër kthesë të ardhmes së tij pasi është zyrtarizuar si blerja me e re e Partizanit.

Çinari ka firmosur për 3 vite me klubin e Kuq dhe tashmë ai nuk do të jetë më makthi i mbrojtësve të Partizanit sepse kur ishte pjesë e Vllaznisë, 21-vjeçari i shënonte rregullisht 15-herë kampionëve të vendit.



Te të kuqtë e kryeqytetit, Çinari do të mbajë veshur fanellën me numër 7.

Në fund të sezonit të kaluar mesfushori me tipare sulmuese bëri hapin e madh në karrierë duke u transferuar te spanjollët e Alaves të cilët e huazuan te Nk Istra në Kroaci, klub i cili ka të njëjtin president, për një sezon.

Një histori e ngatërruar, me shumë pikëpyetje brenda dhe ndoshta hapësirë edhe për ndjekje penale për ndokënd, sepse në fund mesfushori është detyruar të ndërpresë pa nisur aventurën kroate, për shkak se transferimi i tij u krye jashtë gjithë rregullave dhe paratë që pretendon Vllaznia nuk dihet kush i ka vjedhur, nëse janë paguar ndonjëherë.

Alaves e ka çuar çështjen Çinari në FIFA, por tashmë i sigurt është vetëm kalimi i 21-vjeçarit te Partizani me kryeqytetasit që kanë arritur akordin me Vllazninë për blerjen e kartonit të 21-vjeçarit edhe pse nuk bëhet e ditur shumën që kanë paguar 15-herë kampionët te shkodranët.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas