Politika

“Të hapen dosjet… e korrupsionit”

halimiDeputeti demokrat, Eduard Halimi mendon se duhen hapur dosjet, por jo ato të kohës së Enver Hoxhës, por dosjet aktuale të korrupsionit.

Sipas tij, Edi Rama vetë e kundërshtoi katër vjet më parë hapjen e dosjeve të komunizmit me një padi në Gjykatën Kushtetuese.



Ai tha se këtë vit, qytetarët kanë parë më shumë foto të Enver Hoxhës se 23 vite bashkë.

“Qytetarët e dinë se kjo bëhet për të tërhequr vëmendjen nga vuajtja, mjerimi dhe rrënimi i jetës së tyre, dhe se Rama është hipokrit.

Ata duan të dinë ku shkuan paratë e tyre të buxhetit 2014?

Përse 1300 tendera u bënë me prokurim të drejtpërdrejtë? Ku shkuan 50 miliardë lekë të qytetarëve pa tender? Kur do hapen dosjet për 1300 praktika prokurimi?

Kjo i intereson qytetarëve, këto dosje u interesojnë,” tha Halimi.

Ai u shpreh se këto dosje do bëhen publike shumë shpejt.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas