fbpx

Kryesore

Të gjithë në Maqedoni para referendumit, ikën edhe Basha






               Publikuar në : 11:40 - 15/09/18 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nisur ditën e sotme një vizitë në Maqedoni.


Burime nga PD-ja bejne me dije se gjatë kësaj vizite kryedemokrati Basha do të ketë takime me liderët e të gjithë spektrit politik shqiptar në Maqedoni.



Mësohet se temë kryesore e këtyre takimeve pritet të jetë referendumi për çështjen e emrit dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO.

“Zhvillimet në rajon dhe çështje të interesit kombëtar pritet të jenë gjithashtu në fokus të bisedimeve dhe bashkërendimit të qëndrimeve mes liderit të opozitës dhe faktorit politik shqiptar në Maqedoni”– thonë burimet nga PD.

Maqedonia zhvillon në 30 shtator një referendum popullor për t’u shprehur mbi ratifikimin e marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë që do t’i hapte rrugë emrit Maqedonia e Veriut dhe anëtarësimit të saj në NATO.


Etiketa: , ,

Pas