Kryesore

Të gjitha spekulimet për çështjen më të re: Marrëdhënia Rama-Veliaj

Mëngjesin e së mërkurës, një prej zyrtarëve socialistë, Ilir Beqaj deklaroi se PS do të dalë e vetme në zgjedhje.

Deklarata e tij vjen në një moment kur debati më i madh në rrjetet sociale ka lidhje me marrëdhënien mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.



Ky i fundit e ka ‘mikluar’ disa herë ish-aleaten e tij, LSI, pasi votat e saj duken të nevojshme në garën për Tiranën.

Një ditë më parë, Veliaj dhe Rama u shfaqën së bashku, por ‘kimia’ e dikurshme mungonte.

Disa portale spekulojnë se Veliaj nuk do jetë kandidatura e PS për Tiranën, por Ogerta Manastirliu.

Por teksa mediat në Shqipëri spekulojnë me sa të munden, disa prej mediave të mëdha perëndimore e kanë ‘projektuar’ Veliajn si pasardhësin e Ramës.

Megjithatë pyetja që lind është a ka ftohje mes tyre?

Vështirë të thuhet me saktësi.

E vetmja gjë është se të paktën dy herë, kryeministri Edi Rama ka lënë të kuptohet se nuk është i kënaqur me rritjen e taksave nga bashkia.

Kurse Veliaj po e ndjek Ramën në hapat e tij për të ‘vrapuar’ tek një post më i lartë.

Në këtë rrugë pengesat brenda të majtës nuk janë të vogla. Edhe pse dukej si i eliminuar nga fusha, Saimir Tahiri vazhdon të jetë një problem.

Në kushtet kur medias i mbetet shumë pak hapësirë dhe informacion për të ndërtuar një histori të qartë, e vetmja gjë që na mbetet është për të theksuar se ujërat nuk janë të qeta.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas