Politika

“Të gjitha partitë duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre”, ministri gjerman e thotë hapur: Nëse…

Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme Gjermane Michael Roth ka zhvilluar një vizitë sot në Shqipëri ku ka takuar homologun e tij Ditmir Bushati.

Pas takimit që kanë pasur kokë më kokë të dy ministrat kanë dalë në një konferencë për shtyp duke e vënë thënë theksin në ecurinë e reformave për të vijuar më tej rruga e Shqipërisë drejt BE-së.



Ministri Roth deklaroi se reformat po ecin shumë mirqë, por duhet ende punë për të shkuar drejt hapjes së negociatave. Roth tha se duhet votuar ligji i Magjistraturës për të hapur rrugën emërimeve të reja që janë lënë bosh nga vettingu.

Pjesë nga deklarata e Roth

Kam ardhur të përgëzojë Shqipërinë për sukseset e saj dhe është në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Përherë të parë ka marrë një përgjigje pozitë nga Komisioni Evropian. Nëse gjithçka ecën në këtë mënyrë, gjithçka do të bëhet realitet vitin e ardhshëm.

Në radhë të parë këtu bëhet fjalë për krijimin e një shteti i ligjor dhe një drejtësi të mirë por dhe në luftën kundër korrupsionit. Me procesin e vettingut Shqipërie po ecën shumë mirë dha treguar që ka qenë i suksesshëm.

Fakti që deri tani që shumë gjykatës dhe prokuror janë shkëputur nga drejtësia tregon seriozitetin e qeverisë për këtë proces. Këto reforma duhet të ndiqen në mënyrë konsekuente, do duhej që të kishte vendosmëri në këto reforma.

Nëse përmes një procesi të ndershëm atëherë do duhet që të kemi gjykatës të rinj për të mbushur këto boshllëqe që ka lënë vettingu. Sepse një proces gjyqësor që nuk funksionon do të ndikonte në fushat e tjera.

Ky proces kërkon një vetëdije dhe përgjegjësi për qeverinë por dhe për opozitën. Unë do t’u drejtojë një apel të gjithë politikanëve që të marrin përgjegjësinë e tyre për të mos rrezikuar rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

Ministri gjerman Roth në Tiranë, zbardhet axhenda

Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme Gjermane Michael Roth, nis sot një vizitë zyrtare në Tiranë. Në axhendën e Ministrit Roth janë planifikuar një sërë takimesh zyrtare duke nisur nga takimi me Kryeministrin Rama, Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Bushati, drejtues të Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor për Ballkanin Perëndimor, opozitën dhe shoqërinë civile.

Vetë Ministri Roth në një status në Twitter, publikuar këtë të diel shkruan:

“Sapo mbërrita në Tiranë. Do të takohem me Kryeministrin Rama, Ministrin Bushati me drejtues të RYCO, opozitën dhe shoqërinë civile. Dua të falënderoj veçanërisht mikun tim Bushati që një ditë si kjo, në vend që të kalojë kohë me familjen e tij na organizoi takimin e sotëm”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas