ShowBiz

Të famshmit shqiptarë të divorcuar, por bashkë për hatër të fëmijëve

“Derisa vdekja të na ndajë” është premtimi që çdo çift ia ka bërë njëri-tjetrit, por që fatkeqësisht një pjesë e madhe e tyre nuk kanë mundur ta mbajnë. Në Shqipëri vitet e fundit sipas studimeve të publikuara nga “INSTAT” vihet re një trend në rritje të çifteve të divorcuara.

Nga ky trend nuk kanë shpëtuar edhe shumë çifte të njohur shqiptar. Na janë dukur më të dashuruar se kurrë dhe në momentin që kanë deklaruar se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre kemi ngelur të gjithë të befasuar.



Shumica e çifteve pas ndarjes bëhen armiq me njëri-tjetrin, por ka disa të tjerë që mbeten miq me hir apo me pahir edhe për hatër të fëmijëve.

Inva Mulaj dhe Pirro Çako para 10 vjetësh i dhanë fund martesës së tyre të gjatë. Ata janë prindër edhe të një djali Anthony, i cili është i pasionuar pas muzikës sikurse dhe dy prindërit e tyre.

Çifti i njohur gjithmonë e ka deklaruar se ata ruajnë së bashku një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin.

“Ne mbajmë kontakt me njëri-tjetrin për çdo gjë që ka lidhje me djalin tonë. Me Pirron kam një marrëdhënie shumë normale, që ndoshta për dikë nuk është normale. Është gjithmonë prezent për arsye se është babi i djalit dhe un kam ndarë me Pirron një pjesë të madhe të jetës”, u shpreh Inva pak kohë më parë në një intervistë për “News 24”.

Lidhja e Majlinda Zekës dhe Majk, ka qenë shumë e përfolur në media, sidomos pasi u përhap lajmi se reperi shqiptar do të bëhej baba. Një vit më parë erdhi në jetë Roani, djali i tyre që çdo ditë e më shumë na befason me ngjashmërinë e madhe që ka me reperin. Para se të lindte Roan çifti ishte ndarë, dhe pas ardhjes së tij në jetë ata vendosën që vogëlushi të rrinte me Majlindën.

Pavarësisht se Majk përflitet për lidhje të ndryshme me femra të tjera, ai ruan një marrëdhënie shumë të mirë me mamin e djalit të tij. Sa herë që ata kanë nevojë ai është pranë tyre.

Alban Dudushi dhe Nigda Dako vite më parë i dhanë fund lidhjes së tyre. Ata ishin prindër të një vajze, Joelle, e cila ka bërë të mundur që dy prindërit të ruajnë marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin edhe pas ndarjes.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas