Teknologji

Të duket çmenduri iPhone që paloset? Prit 2 vjet

Apple mund të nxjerrë në 2020 iPhone që paloset, sipas analistit të Bankës së Amerikës, Merrill Lynch, që citon disa furnizues të Apple si burim.
Analistët, shkruan Cnet, thonoë se ky iPhone hapet dhe bëhet si një tablet iPad.

Dizajni mund të jetë sio ZTE Axon M, e 2017, një pajisje me ekran të dyfishtë që kthehet në një ekran të madh. Kjo formë bën të mundur disa funksione, si multitasking, pasqyrimi i përmbajtjes nga një ekran në tjetrin, dhe zgjerimi e aplikacioneve në një shfaqje të plotë.



Cnet thotë se telefonët që paloset janë mjaft të rëndësishëm në inovacionin e smartphone. Të kesh mundësinë të rikonfigurosh ekranin dhe telefonin në mënyra të shumta u jep mundësi prodhuesve të tyre të eksperimentojnë hardware dhe sensorë të rinj. Si një prej dy prodhuesve më të mëdhenj në botë, interesi i Apple në këtë risi mund të ndihmojë në vlerësimin dhe popullarizimin e konceptit, duke mos e lënë thjesht kurreshtje, por një produkt serioz tregu.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas