Kryesore

Të dielën taksat e reja, tregtarët e vegjël kundër: Do rrënohemi

Nga 1 prilli barra e taksave për biznesin do të rëndohet edhe më shumë. Më të prekurit janë bizneset e vogla të mbijetesës, të cilat nga muaji i ardhshëm do të paguajnë tatim mbi vlerën e shtuar në masën 20 për qind.

“Kjo është katastrofë. Ne i bie të mbyllim dyqanin dhe të dalim të shesim nëpër rrugë”, shprehet një pronare e biznesit të vogël në Gjirokastër.



“Taksat vetëm na janë shtuar. Ku të shkojmë ne”,- thotë një tregtar nga Elbasani.

“Nëse biznesi ka shkuar ndonjëherë në gjendje katastrofike, është periudha e tanishme”,- thotë një tregtar nga Shkodra.

“Punë nuk ka, biznesi ka rënë përtokë”,- shprehet një tregtare në Tiranë.

“Ne do të mundohemi ta shtyjmë dy apo tre muaj për ta parë si proces, nëse nuk do ta përballojmë, detyrimisht do ta mbyllim”,- thotë një tregtare nga Korça.

“Nuk ka fare punë. Kur të vijë ai momenti që të shesim diçka dhe atë do të na e marrë shteti”,- shprehet një tregtar nga Peshkopia.

Deri më tani, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar është paguar vetëm nga bizneset që kanë një xhiro më të lartë se 5 milionë lekë në vit. Por me paketën e re fiskale, nga muaji i ardhshëm këtë taksë do ta paguajnë edhe 10 mijë biznese të tjera, të cilat kanë xhiro më të lartë se 2 milionë lekë në vit.

“Njerëzit nuk kanë fare para, vetëm ndonjë paketë cigare shesh unë”,- thotë një tregtare nga Gjirokastra.

“Me këtë fuqi blerëse që është sot dhe që është duke rënë çdo ditë, jemi të falimentuar”,- thotë një tregtare nga Shkodra.

Ndërkohë një tregtar nga Korça thotë: Biznesi i vogël me këtë kufij që kanë vënë është i falimentuar. Shumë biznese do të mbyllen.

Por barra nuk do të rëndohet vetëm për biznesin e vogël. Edhe qytetarët do të duhet të paguajnë më shumë nga xhepi i tyre, këtë herë për taksën e pronës.

Deri tani taksa e pronës ka qenë fikse mbi sipërfaqen. Por nga 1 prilli ajo do të llogaritet sa 0.05 për qind e vlerës së pronës duke sjellë rritje të faturës për pjesën dërrmuese të qytetarëve./TCH/

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas