Kryesore

Të dënuarit nënshkruajnë peticion: Duam rrogë ose ulje dënimi

Të dënuarit e Burgut të Sigurisë së Lartë në Burrel kanë një kërkesë të veçantë. Ata kërkojnë ose ulje dënimi, ose pagën për punën që bëjnë në mjediset e këtij institucioni të vuajtjes së dënimit.

Më shumë se 20 të dënuar i janë drejtuar ditë më parë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me kërkesën për uljen e dënimit 4.5 ditë në muaj ose përfitimin e pagës minimale që është 24 mijë lekë në muaj.



“Çuditërisht, kjo gjë nuk zbatohet vetëm në Burgun e Burrelit. Ndërsa në burgjet e tjera të vendit ne kemi dijeni se të dënuarit përfitojnë ulje dënimi për punët që kryejnë”, shprehen të dënuarit e burgut të sigurisë së lartë, raporton Panorama.

Tashmë, pritet që kërkesa e të dënuarve të merret në shqyrtim, por nuk ka asnjë të dhënë nëse kjo kërkesë e tyre do të merret në konsideratë dhe ata të mund të paguhen për punët që kryejnë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas