Kryesore

“Të arrestuarit i kanë marrë zvarrë dhe janë mbajtur në kushte skandaloze”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, tha se sipas dëshmive në sallën e gjyqit ku pritet të jepet masa e sigurisë për 23 të arrestuarit e protestës së dhunshme të së shtunës në Rrugën e Kombit, ata janë dhunuar nga policia dhe janë mbajtur në kushte skandaloze paraburgimi.

Del që të arrestuarit janë marrë natën, me dhunë, zvarrë, zbathur, nuk i kanë lejuar të marrin as sendet me të nevojshme personale, Janë dhunuar, janë goditur, janë mbajtur në kushte skandaloze në qeli ku i kanë futur. Të gjithë janë të papunë, vetëm një deri më tani ka rezultuar shofer furgoni. Njerëz të cilët deklarojnë se kanë ardhur në protestë sipas thirrjes së Këshillit Bashkiak të Kukësit.



Kjo është fytyra e vërtetë e këtij regjimi narkotrafikantësh, i cili dhunon dhe burgos qytetarët e tij, opozitën, deputet e Kuvendit, në tentativë për tu mbajtur pas kolltukëve dhe pushtetit që kanë marrë me përdhunë. Por mos të mendojnë se do ta kenë të lehtë. Përballë do të kenë qytetarët”.

“Ora dhe fundi i tyre ka ardhur.  Ata janë të gjithë qytetarë të pafajshëm, po të shikoni qindarka ju kanë gjetur në xhepa të gjithëve, njerëz që nuk sigurojnë dot bukën e gojës dhe atyre u kërkohet të paguajnë 10 euro për të vajtur dhe ardhur”, tha Spaho.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas