Kronika

Të arrestuarit e Niklës paraqiten në Gjykatë, policia ‘blindon’ zonën

Seanca gjyqësorë në Gjykatën e Krujës, ku pritet të jepet masa për 5 të arrestuarit gjatë aksionit të policisë në Nikël, ka nisur nën masa të forta sigurie.

Nga aksioni i pak ditëve më parë nga forcat RENEA u arrestuan pesë persona, konkretisht Lutfi Haka 67 vjeç, Marklen Haka 27 vjeç, Ylli Çangu, 42 vjeç,  Skënder Leza, 34 vjeç, Valter Bami,.32 vjeç.



Në banesat e tyre policia gjeti dhe sekuestroi armë dhe para. Më herët Prokuroria kërkoi masën ‘Arrest me burg’ për 5 të arrestuarit.

Aksioni i policisë në Nikël të Fushë-Krujës nisi rreth orës 05:00 të mëngjesit të 12 shtatorit dhe pati si qëllim goditjen e një prej grupeve më të përfolur për disa ngjarje të rënda në Tiranë.

Njoftimi i policisë: 

Pas një hetimi intensiv disa mujor mbi veprimtarine e grupeve kriminale ne Nikël të Krujës, zhvilluar keto hetime ne kuader te operacionit “Forca e Ligjit”, si dhe në funksion te hetimeve te ngjarjeve te fundit kriminale te ndodhura, Policia e Shtetit, perkatesisht Drejtoria Vendore e Policisë, Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme, Forcat speciale RENEA, FNSH, trupat e posaçme operacionale ne bashkepunim me Prokurorine, kanë arritur te ndalojne në Nikël të Krujës disa elementë me rrezikshmëri shoqërore të larte, anëtarë të grupeve kriminale aktive në këtë territor, por edhe më gjerë.

Veprimtaria hetimore disa mujore e Policise se Shtetit e zhvilluar ne kete kuader ka konsistuar ne pergjimin, ndjekjen dhe gjurmimin e ketyre elementeve kriminal si dhe mbledhjen e te dhenave ne rruge operative me qellim evidentimin sa me te plote dhe sa me te qarte te veprimtarise kriminale te personave te dyshuar per kryerjen e kesaj veprimtarie.

Bazuar në urdhra kontrolli të miratuar me vendim te Gjykates, Policia e Shtetit ushtroi kontrolle në banesa të përdorura prej personave të dyshuar si anëtarë te grupeve kriminale.

Operacioni nisi sot rreth orës 05:30 të mëngjesit.

Gjatë këtij operacioni u shoqeruan nje numer personash dhe u arrestuan 5 shtetas. Ata janë:

• Lutfi Haka 67 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, i dënuar më parë;
• Marklen Haka 27 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, i dënuar më parë;
• Ylli Çangu, 42 vjeç, banues në fshatin Nikel, Krujë, i dënuar më parë;
• Skënder Leza, 34 vjeç, banues në fshatin Larushk, Krujë;
• Valter Bami,.32 vjeç, banues në Larushk, Krujë.

Gjithashtu janë sekuestruar armë, municione, mjet të blinduar, euro, dollarë e lekë si dhe sende të tjera të poseduara në mënyrë të paligjshme.

Konkretisht janë sekuestruar:

• 2 armë zjarri pistolete
• 4 armë gjahu e pushke sportive;
• 5 armë të ftohta;
• sasi fishekësh
• 4 palë dylbi
• 1 radio transmetuese;
• 39 000 Euro;
• 1 200 dollarë amerikanë ;
• 2 900 000 lekë të reja;
• 8 aparate celularë;
• 1 automjet i blinduar etj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Mbajtja pa leje të armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve të ftohta” dhe “Pastrimi i Produkteve të veprës penale” parashikuar në nenet 278/2, 279 dhe 287 të Kodit Penal.

Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet përkatëse procedurale për të zbardhur rolin dhe aktivitetin anti-ligjor të të dyshuarve dhe disa personave të tjerë të lidhur me ta.

Ne i sigurojmë banorët e Nikles, Krujes dhe gjithe Shqiperise se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri per ta duke goditur me ashpërsine e forcës së ligjit çdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas