Sport

Të ardhurat e “Champions League” rriten me 50%, ja sa do fitojnë skuadrat pjesmarrëse

Skuadrat e mëdha të Europës më herët kanë kërkuar që “Champions League” të jetë një kompeticion i mbyllur mes tyre, por UEFA nuk ka qenë kurrë plotësisht dakord me këtë mendim, duke bërë vetëm gjysmën e asaj që është kërkuar.

Nga ky sezon në fazën e grupeve 16 skuadra do të jenë nga 4 kampionat kryesore në Europë, “Premier League”, “La Liga”, “Seria A” dhe Bundesliga”.



Mirëpo ky vendim ka sjellë që të rriten me afër 50% të ardhurat duke shkuar nga 2.3 miliardë euro në 3.25 miliardo euro, shkruan “Gazzeta dello Sport”.

Si pasojë janë rritur edhe shpërblimet për klubet që do të ndajnë mes tyre 2 miliardë euro, në vartësi të rezultateve të arritur në fushë, katër herë më shumë sesa klubet e Europa League, që ndajnë 560 milionë euro mes 48 ekipeve që marrin pjesë në fazën me grupe.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas