Ekonomi, Kryesore

Tatimet nisin monitorimin e pagave të punonjësve – DPT: Deklarimet, nën nivelin e tregut

Deklarimi i pagave në Shqipëri bëhet shpesh nën vlerën reale që marrin punonjësit. Ky konstatim i strukturave tatimore është bërë prej kohësh, ndërsa pas paralajmërimeve ndaj bizneseve të nisin deklarimet reale, duket se administrata ka nisur veprimet nga ana e saj.

Sipas Drejtorisë së Riskut pranë DPT, së fundmi ka nisur analiza e nivelit të deklarimit të pagave, duke bërë krahasimin me pagat reale të tregut të punës.



Në fokus fillimisht janë vënë profesionet që ofrojnë shërbime në fushën e turizmit, si dhe në atë të Teknologjisë së Informacionit. Kjo përfshin profesionet si kuzhinier, kamarier, recepsionist, IT, programues, etj. të cilat janë konsideruar nga kjo drejtori si me risk më të lartë për të pasur nëndeklarime.

Pas monitorimit është konstatuar se punëdhënësit, shpesh deklarojnë paga, që janë ndjeshëm nën nivelin mesatar të tregut apo janë afër pragut të pagës minimale të përcaktuar për efekt të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

AT do të ndërmarrë të gjitha veprimet që ia lejon ligji, vlerësim tatimor dhe ku është rasti edhe kallëzim në organin e akuzës për tatimpaguesit që me qëllim i shmangen ligjit. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve gjithashtu nxit çdo punëmarrës ta denoncojë këtë fenomen pranë saj dhe i bën apel tatimpaguesve të reflektojnë në deklarimin real të pagave.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas