Ekonomi

Tatimet mbyllin dhe resortet, nuk prisnin kuponat tatimorë

2 mijë shkelje nga subjekte private me një vlerë të llogaritur prej 75,2 milionë lekësh të konstatura nga 5 mijë kontrolle nga tatimorët.

Ne sitën e autoriteteve të fiskut kanë kaluar nga lokalet dhe resortet e njohura e deri tek bizneset e vogla. Aksioni është përqendruar në të gjithë zonën bregdetare, në jug të vendit subjekti “Markela Kokëdhima” me vendndodhje në Gjirin e Panormit në Qeparo, kishte kryer një sërë shkeljesh tatimore gjatë ushtrimit të aktivitetit ekonomik.



Po në Qeparo subjetkti “Valta Hotel” është bllokuar për 30 ditë për shkak se nuk ka lëshuar kupon tatimor, shkelje e përsëritur për herë të dytë.

Mos lëshimi i kuponit tatimor i ka kushtuar shtrenjtë edhe disa restoranteve dhe hoteleve te njohur si, Tropikal Resort”, “Arrogosta” dhe “4 Stinët” në Durrës, apo “Havana” dhe “Piratët” në Dhërmi, që janë ndaluar të ushtrojnë aktivitet për 30 ditë.

Kurse në Vlorë, Ksamil dhe Himarë janë zbuluar një sërë hotelesh që ushtronin aktivitet pa u regjistruar si biznese. Bllokimi ndaj tyre do të zgjasë deri në momentin e regjistrimit si subjekte me TVSH. Ndërkohë është sekuestruar mall në vlerën e 6 milionë lekë që nuk figuronte në asnjë dokument.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas