Teknologji

Tashmë mund të udhëtohet me tren me shpejtësi 1200 km/h

Autoriteti i Transportit dhe Rrugëve në Dubai, zbuloi prototipin e dizenjuar nga Virgin në një ceremoni të mbajtur në qytet. Këto kabina futuriste janë tashmë e ardhmja e transportit pasi siguria dhe shpejtësia e madhe përbëjnë rolin kyç në suksesin e trenave Hyperloop.

Hyperloop përdor sistem me shtytje elektromagnetike për të lëvizur dhe qendron në ajër me tuba vakuumi. Ky nivel shpejtësie arrihet duke reduktuar presionin e ajrit brenda në tub, ekuivalente me të qenurit 61 kilometra mbi nivelin e detit. Kjo kompani ofron interior luksi dhe ekrane HD për të shfaqur informacione dhe argëtim përgjatë udhëtimit.



Çdo hyperloop është dizenjuar për të përshkuar distanca të shkurtra dhe mesatare. Secila mund të mbajë deri në 10 pasagjerë. Ky shërbim do të mbajë 10,000 pasagjerë në çdo orë në të dyja drejtimet dhe do të lançohet në vitin 2020. Prototipi i zbuluar nga Virgin shfaq kabina të cilat do të mbajnë 10 pasagjerë maksimumi dhe do të udhëtojnë me shpejtësi deri në 1200 km/h. Dizajni me fërkim të ulët i hyperloop do të mundësojë që pasagjerët të përshkojnë rrugën nga Dubai për në Abu Dhabi, distancë e cila është 140 kilometra. Kjo distancë do të përshkohet për 12 minuta, udhëtim i cili më makinë kërkon 90 minuta.

<
>
3A2B8B2A00000578-3915822-The_futuristic_city_state_of_Dubai_announced_a_deal_with_Los_Ang-a-23_1478646347404 3A2C56D600000578-3915822-image-m-70_1478648878273 497C6B0B00000578-0-image-a-4_1519386564183 497C7A1000000578-5426611-Dubai_s_Road_Transport_Authority_RTA_which_wants_25_per_cent_of_-a-1_1519399024929 497CB7DC00000578-5426611-image-a-15_1519388192705 497CB8F700000578-5426611-image-a-17_1519388194190 497CB83000000578-5426611-image-a-19_1519388196411 4242848400000578-4689808-image-a-9_1499873989336
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas