Aktualitet

Tarifat ndaj çelikut/ Ministrat e Financave të G7 kritikojnë sekretarin amerikan të Thesarit

Sekretari amerikan i Thesarit, Steve Mnuchin, është përballur me kritika të ashpra nga ministrat e Financave të vendeve të G7-ës për shkak të vendosjes së tarifave të reja për importet e çelikut dhe aluminit nga ana e Amerikës.

Ministri i Financave të Spanjës, Bruno Le Maire, paralajmëroi se brenda pak ditësh mund të nisë një luftë tregtare. Ndërsa sekretari amerikan për Tregti, Wilbur Ross, u takua me zëvendës presidentin kinez Liu He në Pekin, në përpjekje për të zbutur tensionet e shkaktuara për shkak të tregtisë.



Më pas Kina paralajmëroi se të gjitha bisedimet me SHBA-në për tregtinë do të jenë të pavlefshme nëse Uashingtoni vendos sanksione. Agjencia shtetërore e lajmeve në Kinë tha se, Kina dëshiron të rrisë importet nga disa vende përfshirë këtu edhe SHBA-në.

Sekretari amerikan për Tregti, Wilbur Ross, kërkon të arrijë marrëveshje për bujqësinë dhe energjinë për të tkurrur deficitin tregtar me Kinën, disa ditë pasi Uashingtoni kërcënoi se do të vendosë tarifa shtesë ndaj mallrave kineze.

Presidenti amerikan Donald Trump shkroi përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” se, SHBA është mashtruar nga vendet e tjera për vite me radhë në tregti.

Ai tha gjithashtu se tarifat do të mbrojnë punonjësit amerikanë të çelikut, që sipas tij është shumë e rëndësishme për sigurinë kombëtare. Trump është ankuar gjithashtu edhe për barrierat me të cilat përballen firmat amerikane në Evropë dhe kudo tjetër.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas