Politika

Tarifa për “Rrugën e Kombit”, ish-ministri ‘fut në lojë’ Kushtetuesen: Po kur ta kemi







               Publikuar në : 17:01 - 03/04/18 |
mapo.al

TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se tarifa që filloi në “Rrugën e Kombit” duhet të ishte vendosur nga shteti dhe jo privati.


Ai thekson se këtë gjë e thotë Kushtetuta në nenin 155. Manjani thotë se kushtetutshmëria e koncesionit është e dyshimtë, ndaj sipas tij do vlente gjykimi kushtetues, duke futur në lojë edhe Gjykatën Kushtetuese e cila për momentin është jashtë funksioni për shkak të mungesës së gjyqtarëve.

STATUSI I MANJANIT
Taksë apo tarifë, çfarëdo të quhet ajo që filloi të zbatohet në rrugën e Kombit, duhet ta vendosë shteti dhe jo privati!
Këtë gjë thotë Kushtetuta në nenin 155 të saj. Lexojeni dhe do bindeni!
Takat, tatimet dhe detyrimet financiare i vendos shteti me ligj. As me vendim e as me kontrate koncesioni, por me LIGJ!
I vendos shteti dhe jo privati!
Pse shteti?
Shteti edhe mund t’i ndryshojë për të ndërtuar politika të drejta publike.
Privati sheh vetëm interesin e tij, fitimin!
Prandaj kushtetutshmëria e këtij koncesioni është të paktën e dyshimtë!
Do ja vlente një gjykim kushtetues i kësaj katrahure. Por kur të kemi Gjykatën Kushtetuese që na e zhduku Rilindja…


Etiketa: , , , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas