Aktualitet, Arkiva

Tarifa në Rrugën e Kombit, Mustafaj: Peshë e rëndë për eksportuesit, problemi qëndron tek…

Analisti Besnik Mustafaj, njëherësh ish-ministër i Jashtëm në kohën e qeverisë Berisha, ka komentuar tarifën për mjetet që do përdorin Rrugë e Kombit. Në rubrikën “Opinion”, ai thotë se vendosja e kësaj tarife do të ndikojë negativisht në ekonominë e vendit.

Duke vlerësuar se tarifa e përfolur deri më tani është e lartë, Mustafaj thotë se kjo taksë do të rëndojë xhepat e qytetarëve të thjeshtë, si dhe do të ndikojë tek eksportet.



“Vendosja e tarifave për mjetet që hyjnë nga Kosova në vendin tonë padyshim që do të ndikojë në ekonominë e vendit. Kjo tarifë do të jetë kosto për transportuesit, pasi rrit kostot. Dhe eksportet padyshim që janë të rëndësishme për ekonominë. Problemi qëndron tek masa e kësaj tarife. Është e lartë. Nuk mund të penalizohen qytetarët që jetojnë në atë zonë, por edhe në Kosovë. Kujtojmë në se Kukës, Tropojë apo zonat përreth, jetojnë përgjithësisht persona me një nivel jo shumë të lartë jetese, dhe rritja e tarifës së transportit, e ndikuar për shkak të taksës, do të rëndojë xhepat e tyre”, u shpreh Mustafaj.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas