Aktualitet

“Tani provo që pasurinë e ke të pastër…”

Miliarderi Roman Abramovich duhet të provojë që pasuria e tij është legjitime, pasi Britania i ka shpallur luftë oligarkëve.

Miliarderit rus, pronar i ekipit ‘Chelsea’, i është ndaluar hyrja në Britani derisa të provojë se paratë e tij janë të pastra.



Sipas Daily Mail, kjo është pjesë e një nisme të Britanisë kundër oligarkëve super të pasur.

Gjithçka vjen pas muajsh të tëra tensione mes Britanisë dhe Rusisë për çështjen e helmimit të spiunit Sergei Skripal dhe të bijës.

Mbrëmjen e shkuar, Britania mbajti një qëndrim të ashpër ndaj biznesmenëve rusë, kurse Kremlini tha se kjo sjellje është e pandershme.

Abramovich, që nuk mundi të shohë fitoren e ‘FA Cup’ nga ‘Chelsea’, tashmë trajtohet si aplikant i ri për vizë britanike.

Pasuria e tij vlerësohet se arrin në 9.3 miliardë sterlina.

Ai është personi i 13-të më i pasur në Britani.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas