Sport

Talenti kosovar që refuzoi Shqipërinë dhe Kosovën, zgjedh Serbinë






               Publikuar në : 18:28 - 28/10/18 |
mapo.al

I lindur 1 vit pas luftës së Kosovës, më saktësisht me 6 prill të vitit 2000, në një familje shqiptarësh por që kanë jetuar në Beograd, Arton Zekaj është ushqyer me frymën e nacionalistëve serb sepse ai kurrë nuk e çoi ndërmend që të veshë fanellën kuqezi apo atë të Kosovës, duke qenë se tani dardanët kanë përfaqësuesen e tyre.


I cilësuar si një talent me të ardhme, ai u rrit te skuadra e Partizanit të Beogradit dhe aty mesa duket ka marrë drejtimin për të ardhmen e tij, ndërsa më pas u aktivizua për skuadrën e Sopot Beograd, nga të cilët francezët e Lille e blenë për 40 mijë euro, ndërsa 260 mijë të tjera shkuan në arkën e Partizanit të Beogradit.

Mesfushori 18-vjeçar ka luajtur për ekipin zinxhir të moshave të Serbisë, e nisi nga kombëtarja U15, U16 dhe U17 e Serbisë, madje mban edhe shiritin e kapitenit dhe prespektiva është që të luajë me ekipin e U21 për të ndjekur rrugën drejt Kombëtares A.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas