Kryesore, Rajoni

Takimi për Ballkanin, Vuçiç shmang Ramën

edi rama-vucic2Beogradi shmang përplasjen me Tiranën (mbi Kosovën) në Bruksel.

Ndërsa konfirmohet mbërritja e delegacionit shqiptar, mësohet se kryeministri serb Aleksandar Vuçiç ka anuluar pjesëmarrjen e tij për takimin vjetor mbi Ballkanin që organizohet të martën nga Miqtë e Europës.



Me të sapomandatuarit në institucionet europiane dhe përfaqësuesit e rajonit, paneli diskuton kësaj radhe temën “Rigjallërimi i Ballkanit: Goditja fillestare e politikave të ngecura” dhe impaktin për perspektivat e rajonit deri në 2020, ku sigurisht pritet të përmendet dhe Kosova, e cila gëzon gjithashtu një perspektivë europiane si vendet e tjera të rajonit.

Burime konfidenciale rrëfyen se shefi i qeverisë serbe preferoi të evitonte një përplasje të mundshme mbi Kosovën në këtë panel, duke ia përcjellë këtë përfaqësim fillimisht numrit dy të kabinetit të tij Ivica Daçiç, e më pas kryenegociatores së palës serbe.

Por në prag të takimit, të njëjtat burime argumentuan se Serbia pritet të luajë kartën e “karrikes bosh” duke munguar për herë të parë në takimin vjetor të Miqve të Europës./ TCH

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas