Politika

Takimi me Ramën për turizmin, kryebashkiakët e djathtë vendosin ta bojkotojnë…

Kryebashkiakët e djathtë të bashkive në vend nuk do të marrin pjesë sot në takimin e thirrur me kryeministrin Rama, mbi çështjet e turizmit në vend.

Burime nga kryebashkiakët e djathtë, bënë me dije për “Mapo.al” se, kryetarët e bashkive të djathta do ta rrefuzojnë pjesëmarrjen në këtë takim, me pretendimin se ai iështë një farsë, dhe synon propagandizimin dhe reklamimin e punëve të qeverisë.



“Këto takime janë non-sens, Rama i bën për të larguar vëmendjen nga ngjarjet e ditës”,- thonë burimet që konfirmojnë bojkotimin e këtij takimi të njoftuar me mesazh nga kryeministria.

Sipas tyre, “bilancet e turizmit për këtë vit kanë qenë skandaloze në të gjitha bashkitë, madje edhe në ato bregdetare që qeverisen nga kryebashkiakë të majtë dhe jo ashtu siç janë trumpetuar nga qeveria dhe Kryeministri Rama ditët e fundit”.

“Nuk kemi pse të lëmë punën tonë të përditshme për këto takime…”,- e mbyllin komunikimin e tyre burimet nga kryebashkiakët e djathtë, për “Mapo.al”./Mapo.al/

<
>
40446988_2059869987397242_2777193134256291840_n 40467640_1274869369322542_6804001054754078720_n
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas