Politika

Takimi me Donald Trump, Mediu zbulon kërkesën e presidentit amerikan






               Publikuar në : 17:36 - 12/07/18 |
mapo.al

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, kreu i Partisë Republikane dhe ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka komentuar samitin e NATO-s në Bruksel si dhe kërkesën e presidentit amerikan që vendet anëtare të rrisin me 2% të buxhetit financimet për Forcat e Armatosura. Mediu e konsideroi të drejtë kërkesën e Trump, ndërsa tha se Shqipëria nuk ka pasur qëndrimin e duhur pas anëtarësimit në NATO.


“Trump ka thënë që shtetet duhet të risin 2% të buxhetit të tyre për Forcat e Armatosura. NATO është një marrëdhënie ndër operacionale dhe kërkon të mos ketë disnivele. Kërkesa e Trump është e drejtë. Trump kërkon që politikisht të mos jetë vetëm Amerika ajo që dërgon trupa ushtarake. Çështja është që sa e kemi kapitalizuar si vend? Ne nuk e kemi kapitalizuar sa duhet. Shqipëria nuk ka pasur qëndrimin e duhur pas anëtarësimit në NATO-s. Shqipëria duhet të rishikojë investimin në fushën e sigurisë. E them me keqardhje se FA angazhohet vetëm në raste emergjencash. Përgjegjësia këtu është e qeverisë, pasi ai duhet të kuptojë rëndësinë e FA dhe të sigurisë”- tha Fatmir Mediu.

I pyetur nëse na ndryshuar NATO me fitoren e Trump në Amerikë, Mediu tha se është një qasje me rezultate më pozitive. Ai tha se anëtarësimi në NATO i Maqedonisë është një fitore për shqiptarët në Maqedoni.

“Mendoj se ka ndryshuar dhe është një qasje me rezultate me pozitive. Çështja e sigurisë nuk është vetëm e FA. Ka një tendence për të krijuar një myslimanizëm të zgjeruar. Ftesa e NATO-s për Maqedoninë është një lajm pozitiv. Një hap i rëndësishëm për Maqedoninë dhe nuk ka qenë në dorën e NATO-s, pasi nëse ke probleme me fqinjët nuk mund të marrësh ftesë për anëtarësim në aleancë. Anëtarësimi në NATO i Maqedonisë është një fitore për shqiptarët në Maqedoni”- tha Mediu.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas