Kryesore, Rajoni

Takimi historik: ‘Rusia mbështet marrëveshje paqësore Kosovë-Serbi’

Zëri i Amerikës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkroi të hënën në rrjetet sociale se është takuar në Paris me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Të dy presidentët ishin në Paris për të marrë pjesë në ceremonitë qendrore më rastin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.



Në një postim në rrjetin Twitter ai shkroi se takimi u përqendrua në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje detyruese gjithëpërfshirëse.

“Për këtë çështje, Putin ishte i qartë: Nëse ju (Kosova dhe Serbia) arrini marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështesë atë”, shkroi ai.

Rusia, e cila ka shtuar përpjekjet për të zgjeruar ndikimin e saj në Ballkan, vazhdon të mbështesë Serbinë, e cila po ecën nëpër vijën e ngushtë ndërmjet synimeve për t’i integruar në Bashkimin Evropian dhe ruajtjes së lidhjeve me Moskën.

Ajo mbështet qëndrimin serb ndaj çështjes së Kosovës dhe nuk i sheh me sy të mirë proceset integruese të vendeve të Ballkanit, posaçërisht zgjerimin e NATO-s.

Kosova dhe Serbia janë përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve dhe gjatë verës presidenti i Kosovës dhe ai Serbisë, kërkuan mbështetje ndërkombëtare për arritjen e një marrëveshjeje që do të mund të përfshinte edhe prekjen e kufijve.

Por, këto ide, që janë shmangur në ligjërimin politik të ditëve të fundit nga të dy presidentët, nxitën reagime të shumta në Kosovë dhe në Serbi, por edhe ndarje në skenën ndërkombëtare, ndërmjet atyre që do ta pranonin një marrëveshje që arrihet mes palëve dhe atyre që druajnë se prekja e kufijve, mund të nxisë lëvizje të ngjashme edhe në pjesët tjera të Ballkanit, që ende nuk është rimëkëmbur nga luftërat e përgjakshme të fundit të shekullit të kaluar.

PasPara

1 koment

  1. Nese mendondikush se ka ketu diqka pozitive do te zhgenjehet .Po te ishte gjalle buldozeri i politikes amerikane do ta pyeteste : ,,çka tu deshte kjo Hashim ?! Eshte aq zhgenjim i thelle kur vetëdija dhe intelegjenca bjen preh e populizmit.Ndoshta zot.Thaqi mendoi ti lendoj shkijet por ne kete rast bjen aq poshte ne anen e shqiptareve. MUA ME DUKET SE VEPRIMI I RUSISE DUKE ARMATOSUR USHTRINE E SERVISE flet mjafte.Ky putin eshte vete nje agresor ndaj nje numer te madhe te shteteve fqinje.Nuk ben ai paqe me shtetet e demtuara.Armiku i armikut tim eshte miku im e jo e kunderta e cila i bje miku i armikut tim eshte armiku im.Qka nuk eshte e qarte zoteri Thaqi?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas