Aktualitet, Arkiva

Takimi Bushati-Kotzias, PDIU: Ministri grek kërkoi të mos përmendej Çamëria se do ngrihej nga tavolina…

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka reaguar për vizitën e ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias në Tiranë si dhe takimin që ka zhvilluar me ministrin Ditmir Bushati. Përmes një deklarate, Idrizi thotë se Kotzias ka kërkuar që të mos përmendet çështja çame, pasi në të kundërt do të çohej nga tavolina.

Sipas tij, çështja çame është dhe mbështetet me dokumente detyruese dhe nuk është çështje dëshirash.



“PDIU është për është për dialog dhe për zgjidhje në tavolinë të çështje të pazgjidhura, duke përfshirë edhe çështjen çame”,- thotë ndër të tjera Idrizi.

Deklarata e plotë:

“Në takimin që është zhvilluar mes ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, në tavolinën e diskutimeve, sipas mediave, Kotzias ka kërkuar që të mos përmendet Çamëria në të kundërt ai do të çohet nga tavolina.

Nëse ky lajm është i vërtete po ju kujtoj, që çështja Çamë është dhe mbështet me dokumenta detyruese dhe jo çështje dëshirash për shtetin Shqiptar.

Çështja e shqiptarëve të Çamërisë mbështetet mbi ligjin e Parlamentit të Shqipërisë të vitit 1994, që e njeh 27 qershorin si ditën e genocidit mbi shqiptarët e Çamërisë dhe Rezoluta për çështjen Çame.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet është për dialog dhe për zgjidhje në tavolinë, por po të ishte për të çuar nga tavolina, duhej të çohej Bushati, që për sa kohë Greqia nuk ka hequr ligjin e luftës me Shqipërinë, duhej të mos ulej në tavolinë me një vend që mban në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas