Sport

Takaj: Trofe i rëndësishëm, por kampionati është ndryshe. Do bëjmë edhe 3 afrime

Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, është shfaqur mjaft entuziast në përfundim të ndeshjes për trofeun e radhës që fitoi skuadra e tij. Para mediave ai u shpreh se ishte shumë i rëndësishëm për momentin e klubit, por se kampionati kërkonte një sforco ndryshe nga Sueprkupa.

“Çdo trofe është pjesë e historisë dhe shumë mirë të luftohet e të merret. Në këtë moemet Skënderbeut i nevojitet shumë ky trofe, është për trajnerin dhe për ndryshimet që kemi bërë këtë vit. Janë momente që i bëjnë mirë Skënderbeut, ky është simbolik por i përket historisë dhe Skënderbeu ka shumë nevojë për historinë dhe të pasurojë muzeun sa më shumë.



Jemi ekipi kampion i Shqipërisë që ka dominuar në 10 vitet e fundit, një pjesë e lojtarëve janë aty prej kohësh, mentaliteti ekziston. Kush vesh fanellën futet në fushë vetëm për të fituar.

Kampionati është histori tjetër, Skënderbeu do të jetë ndryshe këtë vit, se të luftosh aty me Superkupën është ndryshe. Besoj se ky grup do të jetë i plotësuar deri në fund, do të kemi edhe tre afrime të tjera të kompletojmë skuadrën”, tha Takaj.

PasPara

1 koment

  1. Ore ky bastexhi dhe matrapaz per cfare kampionatesh te fituara e ka fjalen, per ato qe i njeh VETEM bashkepunetori i tij Duka i Krimit, se UEFA ne listen qe luajne per Champion League ka emra te tjere ekipesh si ne rastin e sivjetem qe na perfaqesoj Kukesi i patave te Gici Gjicit.
    SkenderBet eshte denuar 10 vjet per mospjesmarje ne Kupat e Evropes, ky palloshi apo gomari i quajtur Ardian do te beje edhe 3 afrime te tjera.
    Hajde kernacka Korce hajde.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas