Kryesore

Tajlandë, misioni u krye… ja rezultati i operacionit të shpëtimit të 12 futbollistëve dhe trajnerit të tyre

Operacioni tre ditor i shpëtimit të djemve në Tajlandë ka përfunduar me sukses.

Ata janë nxjerrë nga shpella ku ishin “ngujuar” prej datës 23 qershor.



12 futbollistët e ekipit të të rinjve (të moshave 11-16 vjec) dhe trajneri i tyre 25 vjecar raportohet se janë dërguar në spital por ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Operacioni në vetvete u shoqërua me risqe të mëdha ndërsa mbarë bota u solidarizua me këtë ngjarje.

Një zhytës tajlandez që kishte dalë vullnetar për të marrë pjesë në operacionin e shpëtimit të 12 djemëve dhe trajnerit të tyre humbi jetën dy ditë më parë.

Shkak u bë mungesa e oksigjenit ndërkohë që zhytësi po mundohej të kthehej në qendrën komanduese nën tokë.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas