Kryesore

Tahiri në emër të Ramës: Na hetoni të gjithëve

Një për të gjithë, të gjithë për një. Kjo ishte motoja e reagimit të lexuar për mediat nga Nënkryetari i Grupit parlamentar të PS, Saimir Tahiri, që siç tha ai bëhej në emër të kreut të socialistëve Edi Rama. Në deklaratë Tahiri ka pohuar se PS do të votojë heqjen e imunitetit të tre deputetëve, ndërsa bëri me dije gadishmërinë e tij dhe gjithë të tjerëve përfshi edhe vetë kryetarin e PS, për tu hetuar në lidhje me ngjarjet e 21 janarit. “Vetë kryetari Edi Rama thekson se në mungesë të imunitetit të tij parlamentar është në dispozicion të prokurorisë bashkë me të gjithë deputetët.  Shtoj këtu se edhe unë, deputeti Saimir Tahiri, njësoj si gjithë kolegët e mi, kam qenë aktiv në organizimin e asaj demostrate dhe nuk shoh asnjë arsye në botë që unë dhe kolegët e  mi, të veçohemi nga tre kolegët e tjerë”, theksoi Tahiri. Deklarata e tij erdhi menjëherë pas shpalljes nga prokuroria të tre arrestimeve dhe njëkohësisht kërkesës për heqjen e imunitetit të tre deputetëve të PS. Ndërkohë edhe pse ka shprehur gadishmërinë për të bashkëpunuar Tahiri i ka tërhequr vëmendjen kryeprokurores duke e quajtur jo-normal faktin që nuk është kërkuar gjithashtu edhe imuniteti i kryeministrit Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm Basha. Megjithëkëtë ai ka theksuar se “Prokuroria ka të gjithë mbështetjen e opozitës dhe Prokurorja e Përgjithshme nuk duhet të tërhiqet përpara shantazheve mafioze që bën publikisht Sali Berisha. Akuzat e tij për bashkëpunim të fshehtë mes prokurores Ina Rama dhe kryetarit të opozitës janë si akuzat e shpifjet bajate që bënte dikur Enver Hoxha kur zbulonte komplote të paqena kundër partisë”, tha Tahiri. Në deklaratën e tij sidoqoftë është sulmuar rëndë gjykata e Tiranës e cila është cilësuar “vegël e pushtetit”.



PasPara

2 komente

  1. Banditi Tahiri me krybanditin Rama po ndjekin taktiken qe te gjithe te hetohen per te mos patur keshtu pergjegjesi asnje nga ata qe i ftuan i paguan i hakerruan ndaj policise. Sa per Bashen ju djeg akoma humbja e bashkise por mos pretendoni ta keni me pasi tironsit nuk jua falin ate qe i bete per jave te tera ne janar te 2011.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas