Sport

Tabloidi serb “Kurir”: Shqiptarët, mafie edhe në futboll

Me një hapje skandaloze në faqen e parë të së hënës, gazeta serbe “Kurir” pretendon se është vetëm në kapitullin fillestar të denoncimit të një skandali të madh që prek futbollin.

Tabloidi serb, pa fakte konkrete, por vetëm me hamendësime dhe histori të denja për filmat, akuzon dy vëllezër shqiptarë se qëndrojnë prapa lëvizjeve më të bujshme në futbollin serb.



“Mafia shqiptare dhe vëllezërit Osmani kontrollojnë shumicën e ngjarjeve në futbollin tonë, si dhe pastrojnë parà të fituara nga armët dhe droga, përmes klubeve të futbollit. Kjo skemë përfshin transferimin e lojtarëve serbë në klube të njohura, nga të cilët fitohen miliona euro”, shkruan media serbe.

Gazeta “Kurir”, që pretendon se ka zbuluar këto fakte përmes analizimit të një dokumenti të shërbimeve sekrete serbe, përmend gjithashtu agjentin e njohur të futbollit, Fahli Ramadani, dhe agjencinë e tij “Lijan Sports”, me bazë në Berlin e përfaqësi në Beograd.

Shqiptari Ramadani ka aktualisht të drejtat e 6 futbollistëve titullarë të Partizanit të Beogradit, si dhe shumë lojtarë të tjerë në kategorinë e parë serbe.

“Kurir” pretendon gjithashtu se shqiptarët në Serbi bashkëpunojnë me shërbime sekrete të huaja, më së shumti atë kroat.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas