Kronika, Kryesore

“Tabelë kokës!” Roja goditi pasagjerët e tragetit, sqarohet dhuna në portin e Durrësit

Policia e Durrësit jep detaje lidhur me sherrin e madh  ndodhur ditën e djeshme në sheshin e trageteve në Port – Durrës,

Konflikti ka nisur midis ekuipazhit të tragetit të linjës Bari -Durrës-Bari dhe pasagjerëve.



Pasagjerët ishin acaruar pasi  kishin disa orë që prisnin për ti nisur për udhëtim, por trageti “Grandi Navi Veloci”,  kishte pësuar defekt dhe kishte njoftuar se do të kishte vonesë në nisje.

Nga videoja e publikuar në rrjetet sociale duket që në një moment një burrë i fuqishëm u  drejtohet dhe i kërcënon pasagjerët me tabelë rrugore dorë.

Çfarë ndodhi?

Drejtoria e Përgjithshme Detare tregoi sot ngjarjen sipas versionit të saj.

“Si rezultat i fluksit te madh te hyrjeve dhe rrugeve ekspres dy here ne dite qe bejne tragetet me date 09.08.2018 trageti GNV ka pesuar difekt ne kondicioneret e tragetit dhe kapitneria nuk ka lejuar tragetin qe te marre posagjeret. 

Si rezultat i kesaj vonese edhe ne dy ditet ne vazhdim eshte krijuar vonesa ga ky traget. Me date 11.08.2018 trageti ka ardhur me vonese nga Bari me 3 ore dhe per te mos vonuar pasagjeret eshte kerkuar qe te behet imbarkimi por me rregull. Fluksi ne hyrje te tragetit ka qene i madh dhe pasagjeret kane tentuar te shtyjne forcat e sigurise tragetit dhe te hyjne forcerisht ne traget.  Pasi jane ndaluar nga siguria e tragetit ata jane qelluar nga pasagjeret dhe ka ndodh nje konflikt.”

Roja rreh pasagjerët me tabelë qarkullimi

“Në lidhje me ngjarjen ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje ” , në ngarkim të shtetasit I. M. 35 vjeç,  banues në Itali, me detyrë roje fizike të linjës Bari – Durrës – Bari, pasi ky shtetas është konfliktuar dhe ka goditur me sende të forta disa shtetas që do të udhëtonin me traget për në Itali” informoi sot policia e Durrësit.

Konflikti u shua me ndërhyrjen e punonjësve të Policisë së Kufirit Durrës.

Shkarkohet personeli i sigurisë

Per kete ngjarje kapiteneria e portit Durres ka kerkuar shkarkimin e personit te sigurise per sjellje te dhunshme dhe eshte bere ne moment nga kapiteni tragetit. Gjithashtu agjensise GNV i eshte terhequr vemendja per sjelljen e personelet ndaj pasagjereve dhe po monitorohet ekuipazhi i te gjjtha trageteve per sjelljet ndaj pasagjereve dhe nuk do te tolerohet asnje rast i tille.

Gjithashtu kjo drejtori informon se komiteti i sigurise portit po ben analizen e ngjarjes per te percaktuar veprimet e forcave te rendit dhe atyre te sigurise portit te cilat kane nderhyre me vonese dhe nuk kane bllokuar autoret e ngjarjes dhe per te percaktuar detyrat per secilin institucion.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas