Kryesore

Surprizon historiani serb: Thaçi e Daçiç kanë lidhje familjare

Petar Askraba Zagorski, një historian dhe që e quan vetën ekspert të mbiemrave, ka spekuluar për afërsinë familjare të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiç.

Ai ka thënë se ata dy janë të afërm, pasi vijnë nga e njëjta familje. Sipas tij, Thaçi fillimisht mbiemrin e kishte Daniloviç, dhe se ata me Daçiçët kishin paraardhës të përbashkët të quajtur Daca, shkruan ‘zeri’.



“Hashim Thaçi e ka origjinën nga Daçic Danilovici … Në fund të shekullit të 19-të familja e tij kaloi në islam. Familja e vjetër Dacic ishte një familje shumë e mirë… Ata vijnë nga Daca. Disa prej tyre morën mbiemrin Danilovic dhe të tjerët Dacic… Familja e Thaçit kaloi në islam në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të, kështu që ata vështirë se do të mund të merren vesh, pasi vijnë nga e njëjta linjë”, thotë Askraba.

Ai edhe Haradinajn e bën serb, duke thënë se ai ka orgjinë nga Kuca nga gjinia Drekalovic, linja Vujosevic. “Mbiemri i mëparshëm i familjes së tij ishte Gjokaj”, ka thënë Askraba.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas