Kryesore, Politika

Surpriza për ministrin Bushati në Kroaci, shpallet “futbollisti më i mirë” në diplomaci

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati është surprizuar në Dubrovnik, nga homologia e tij kroate, Maria Pejčinović Burić . Atij iu dha bluza e lojtarit më të mirë të futbollit, Luka Modric, për “lojtarin më të mirë të diplomacisë”.

Gjatë punimeve të forumit të Dubrovnikut me temë “Forcimi i qëndrueshmërisë Mesdheu, Evropa dhe Ballkani Perëndimor”, me pjesëmarrjen e ministrave të rajonit, Pejčinović ka surprizuar dhe kolegët me këtë dhuratë për Ministrin Bushati.



Mesfushori kroat Luka Modric është shpallur futbollisti i vitit nga UEFA për këtë sezon, ndërkohë që Kroacia zhvilloi një përformancë të shkëlqyer në kampionat botëror.

Nuk e dimë saktësisht cili ka qenë mesazhi që ka dashur të përcjellë ministrja Kroate me këtë dhuratë për Ministrin Bushati, por ndoshta vlerësim për punën e tij diplomatike dhe angazhimin për zhvillimet në rajon.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas