Teknologji

Superkompjuteri, ja pse ky është më i fuqishmi në botë…

Ndërtuar nga Universiteti i Mançesterit, “SpiNNaker” përbëhet nga 1 milion procesorë dhe mund të kryejë 200 trilion veprime në sekondë.

Pas 12 vitesh punë për ndërtimin e tij dhe 15 milion paund investim, një super-kompjuter gjigand i cili vepron si një tru njerëzor ka hyrë në funksion.



Ndryshe nga kompjuterët tradicional ai nuk funksionon duke dërguar informacione nga pika A tek B-ja përmes një rrjeti standard.

Përkundrazi bazohet mbi arkitekturën paralele të komunikimit të trurit njerëzor duke dërguar sasi të vogla informacionesh në destinacione të ndryshme përnjëherë.

“Kemi krijuar një makineri e cila funksionon pak a shumë si truri njerëzor dhe jo si kompjuterët tradicionalë”- shprehej profesori Steve Furber pranë Universitetit të Mançesterit.

SpiNNaker është hapi i parë drejt krijimit të një modeli biologjik i cili gjithashtu do të ofrojë informacione për mënyrën sesi truri i njeriut funksionon, raporton PCW.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas