Teknologji

Super-ora inteligjente ushtarake që kryen një sërë opsionesh

Objektet ushtarake ruse së shpejti do të ruhen nga një sistem i avancuar i sigurisë digjitale, i cili përfshin një pajisje të veçantë si orë për të gjithë rojet. Ora shërben si mjet komunikimi dhe monitoron statusin e rojës.

Ministria ruse e Mbrojtjes së shpejti do të fillojë dërgimin e sistemeve të sigurisë Strelets-Chasovoy në objektet e saj me vlerë të lartë në Krime, sipas gazetës Izvestia.



Tani, është lidhur kontrata prej 11 milionë dollarë me prodhuesin, Argus Spectr, i cili pritet të prodhojë pajisjen brenda vitit 2020.

Strelets-Chasovoy 1SV është një rrjet i integruar i pajisjeve të ndryshme të sigurisë, prej të cilave byzylyk është vetëm një pjesë.

Ai përfshin pikat qendrore të komandës, sensorë të lëvizjes dhe të nxehtësisë për të zbuluar ndërhyrësit, kontrollin e fytyrave nga distanca, kamerat e sigurisë, pajisjet e mbrojtjes nga zjarri dhe gjithçka tjetër që ka lidhje me një sistem modern sigurie.

Byzylyku është tipar i theksuar i sistemit. Është pak a shumë një “orë e zgjuar” rezistente ndaj goditjeve me funksione të specializuara.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas