Kryesore

Super-operacioni: Goditet banda e Met Kananit, policia jep detaje

Një operacion i gjerë antidrogë, i zhvilluar në disa qytete të Shqipërisë ka çuar në ekzekutimin e disa urdhër-arresteve.

Në një konferencë për shtyp, Policia e Shtetit njoftoi këtë të shtunë se operacioni në fjalë kishte si qëllim goditjen e grupit të trafikantit të njohur si Met Kanani, i arrestuar pak kohë më parë në Turqi.



Të arrestuarit ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe e ushtronin veprimtarinë e tyre në Shqipëri, por edhe në vende të tjera të Europës.

“Këta persona vepronin si grup i strukturuar kriminal për lëndët narkotike. Dyshimet fillestare ishin se vepronin në linjat e trafikimit të heroinës, drogat e tjera, vendet e BE dhe Turqi, Maqedoni, vendet e BE. Një tjetër aktivitet kriminal ishte trafikim i kokainës nga Amerika Latine përmes vendeve të Ballkanit dhe BE”, tha policia.

Met Kanani , kreu i grupit
Florand Xhabej
Iliro Pëllumbi
Orges Islami
Klinsi Aliaj
Gojart Jahelezi
Nexhat Mlloja
Klaudio Ulndreja
Alfred Shabani
Bilbil Heqimi
Andrea (Sadik) Balla
Armando Gjini
Arvanit Ulndreja
Redjan Dervishi
Ruvin Spahiu
Lavdim Çuku
Mentor Muçka
Besmir Lupi

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas