Kronika, Kryesore

Super-operacioni: 18 shqiptarë të arrestuar për trafik droge, ja emrat

Dy grupe trafikantësh shqiptarë që trafikonin kokainë, heroinë, e marijuanë mes Italisë dhe Europës Veriore janë shkatërruar gjatë një operacioni të koduar “Alba Bianca” të ndërmarrë mëngjesin e së hënës. Operacioni u shtri në 3 shtete, Itali, Gjermani dhe Shqipëri dhe në pranga kanë rënë 18 shqiptarë, 1 kosovar e 1 pakistanez.

16 persona janë arrestuar në Itali. 13 prej tyre janë shtetas shqiptarë me banim në Itali. Një i arrestuar është shtetas kosovar me banim në Treviso, një tjetër është shtetas italian me origjinë shqiptare me banim në komunën Merano të Bolzanos. 3 shqiptarë janë arrestuar në Bavari të Gjermanisë. 1 tjetër shqiptar është arrestuar në Tiranë.



Ky operacion antidrogë ka çuar në shkatërrimin e dy grupeve kriminale që vepronin në lidhje me njëri tjetrin; njëri në Veri të Italisë e tjetri në Bavari të Gjermanisë. Grupet kishin degëzime të shumta në territorin italian në rajonet e Lombardisë , Veneto e Piemonte deri në Belgjikë dhe Hollandë.

Hetimet e këtij operacioni kanë nisur në janar të 2016 pas sekuestrimit të 91.5 kg kokainë në kufirin italian me Austrinë.

Që prej nisjes së hetimit të këtij operacioni e deri më arrestimet e ditës së sotme këtyre dy grupeve trafikantësh u janë sekuestruar 120 kg drogë e tipit marijuanë, kokainë e heroinë në vlerë mbi 20 milionë euro, 8 automjete të përdoruara për trafikun e drogës, mbi 100 mijë euro para cash si dhe janë arrestuar gjithsej 40 korrierë e trafikantë drogë.

<
>
2-28 3-21 4-12 5-11-933x445 5-12 (1) 5-12 6-6 7-5

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas