KMR, Teknologji

“Super jahti fluturues” që lundron 1.5 metra në ajër

Ky super jaht mund të mbajë deri në 8 pasagjerë dhe lundron me shpejtësi mbi 74 km/ore.

Jahti luksoz hibrid mund të lundrojë deri në lartësinë 1.5 metra mbi ujë. Asnjë çmim zyrtar nuk është deklaruar ende por pritet që të kushtojë disa miliona dollarë.



Klientët që do duan ta blejnë, duhet të porosisin 12 muaj përpara. Foiler është emri i këtij jahti, i krijuar nga Enata Marinë, më bazë në Sharjah, qyteti i tretë më i populluar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në një deklaratë, një zëdhënës i kompanisë shprehet: Me Foiler ju keni dy në një: një jaht të rehatshëm dhe së dyti një jaht luksoz me performancën dhe forcën e një super makine.”

Gjithashtu ai thotë se: Ky jaht nuk i ndjen aspak dallgët as në kohë të keqe, kështu mund të lundroni rehatshëm me shpejtësi maksimale, ndryshe nga barkat normale, të cilat ngadalësojnë nga përplasja me dallgët.”

Me rritjen e shpejtësisë të jahtit, të katër fletët e Foiler fillojnë që të ngrejnë barkën në ajër si një avion në ngritje. Ky mjet është prodhuar me fibra karboni  alumin dhe pjesë mekanike prej titanium.

<
>
49DE1E9F00000578-5463139-image-a-82_1520245797441 49DE1EAB00000578-5463139-image-a-67_1520245749556 49DE1EB900000578-5463139-image-a-68_1520245753190 49DE1ECC00000578-5463139-image-a-80_1520245790917 49DE1EDF00000578-5463139-image-a-79_1520245787489 49DE1EF700000578-5463139-image-a-81_1520245793755 49DE1F1E00000578-5463139-image-a-78_1520245782618 49DE1F3C00000578-5463139-image-a-77_1520245779534 49DE1F6B00000578-5463139-image-a-33_1520266352394
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas