Shëndeti

Supë krem-patate, ideale për fëmijët tuaj. Receta…

Supa me krem patatesh është një pjatë e thjeshtë dhe shumë e shëndetshme. Kjo është një ndër supërat që pëlqehet shumë nga fëmijët, ndaj mos hezitoni ta bëni pjesë të mënysë tuaj.

Për këtë recetë na duhen: 1 kokërr qepë, 1 kokërr patate, 30 gr gjalpë, 45 ml vaj ulliri, 1 lt lëng perimesh, 150 ml pana, 1 gr piper i kuq, 15 gr kripë, 2 gr piper i zi, 4 feta proshutë e tymosur.



Përgatitja

Grini qepën hollë dhe lëreni mënjanë. Qëroni pataten, pastrojeni dhe grijeni në kubikë. Në një tigan hidhni gjalpë dhe vaj ulliri, shtoni qepën e grirë dhe kaurdiseni me një lugë druri derisa të ketë marrë një ngjyrë të artë.

Shtoni pataten e grirë në kubikë dhe skuqini së bashku. Shtoni lëngun e perimeve dhe lërini të ziejnë derisa patatja të jetë zbutur.

Më pas kaloni patatet dhe lëngun me një garuzhde në blender. Supa do të jetë bërë kremoze.

Më pas hidheni sërish supën në tenxhere, shtoni panën, piperin e kuq, kripën dhe piperin e zi.

Përzieni në mënyrë që erëzat të shpërndahen njëtrajtësisht. Në një tigan shtoni proshutën e grirë hollë dhe vajin e ullirit.

Skuqini së bashku dhe më pas proshutën e skuqur shtojani sipër supës.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas