Sport

Sulmoi gjyqtarin e ndeshjes, gjobitet me 250 mijë euro!

Tifozi i dehur që sulmoi arbitrin në ndeshjen e vitit 2007 ndërmjet Danimarkës dhe Suedisë, është gjobitur me 250 mijë euro, dënim ky që ia ka dhënë Gjykata Supreme e Danimarkës. Arbitri gjerman Herbert Fandel akordoi një penallti për Suedinë kur ndeshja ishte 3-3 përjashtoi danezin Kristian Poulsen. Kjo e kishte çmendur tifozin danez 33-vjeçar, i cili ishte futur në fushë dhe e kishte sulmuar arbitrin gjerman, duke shkaktuar edhe ndërprerjen e ndeshjes. Herën e parë gjyqi e kishte gjobitur tifozin me afro 100 mijë euro, mirëpo ai ishte ankuar në apel dhe në vend që t’i ulet apo falet rasti, gjoba e tij është dyfishuar. Shumën prej 250 mijë eurove tifozi është i detyruar ta paguajë në llogarinë e Federatës Daneze të Futbollit, e cila për shkak të ndërprerjes së ndeshjes ishte detyruar të paguajë një gjobë prej 250 mijë euro vendosur nga UEFA. Pas publikimit të dënimit për shokun e tyre, tifozët danezë, janë vendosur në përkrahje të tij, duke themeluar grupe në rrjetet sociale të internetit, në mënyrë që të mblidhen paratë për të paguar gjobën. Ndërkohë për ndihmë është paraqitur edhe futbollisti Poulsen, që me penalltinë e shkaktuar nxiti revoltën e tifozit.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas