Kryesore, Media

Sulmi ndaj Lalës, Basha: Mesazh i qartë për sundimin e krimit, përgjegjësi do të mbaj Rama për…

Pas sulmit me armë në banesën e gazetaret Klodiana Lala ka ardhur deh një reagim nga kreu i PD, Lulzim Basha. Në një dalje për mediat Basha tha se  kjo është një mesazh i qartë se sundon krimi në vend.

Po ashtu Basha tha se është në krah të gazetares dhe do jetë gjithmonë në mbështetje të saj. Dhe çdo kujt që lufton kundër kësaj qeveria.



Klodiana Lala copy

PJESE NGA DEKLARATA

Sot u realizuar ajo pjesë e skenarit që u takon vendeve që zotërohen nga krimi. Familja e gazetares Klodiana Lala u sulmua herët në mëngjes. Plumbat kanë goditur dhomën ku vajzat e saj flenë. Mesazhi është i qartë, kush nuk i bindet krimit, do të mbajë pasojat.

Dua të shpreh mbështetjen time, për Klodiana Lalën dhe çdo gazetari.  Dua ti them të gjithëve atyre që nuk duan të qeverisën nga krimi, duhet të qëndrojmë dhe të luftojmë.

Sa herë media hesht  krimi triumfon, sa herë shoqëria hesht krimi triumfon.

Sulmi me armë ndaj gazetares Lala, denoncoi dhe nxori në dritë lidhjet e deputeti Çyrbja dhe bandën e Shullazit, janë tregues i qartë se krimi më Ramën qeverisin së bashku. Krimi kontrollon kupolën e policisë, pasi është në bashkë qeverisje.

Rama të lerë lotët e krokodilit dhe të gjej ata që sulmuan gazetaren. Të flasë më banditët e vetë dhe të gjejë mafiozët që qëllojnë kundër gazetarëve.

Sot kam një mesazh për Ramën, do mbash ti përgjegjësi për Klodiana Lalën dhe çdo gazetari tjetër, i preket një fije floku nga horrat që ke rrotull.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas