Politika

Sulmi ndaj Klodiana Lalës/ Ish-deputeti i PD: Mesazhi nuk i drejtohet vetëm gazetarëve të terrenit

Ish-ministri dhe ish-deputeti i PD-së Besnik Mustafaj i ftuar në studion e News 24 ka reaguar për sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala. Ai shpreh se duhen shkëputur lidhjet e krimit me politikën dhe se politika duhet ta ndëshkojë krimin.

“Duhen shkëputur lidhjet e krimit dhe politikën. Politika duhet ta ndëshkojë krimin”, tha Mustafaj.



Më tej ai u shpreh se ky i sotmi nuk ishte as një mesazh për gazetarët e politikës dhe as një mesazh për gazetarët e kulturës, përjashto rastin e Teatrit Kombëtar, por ishte një mesazh për gazetarët e terrenit, për ata në studio të cilët japin informacionin e përgjithshëm dhe për drejtuesit e mediave.

“Ky është një mesazh për gazetarët e terrenit, për ju në studio dhe për drejtuesit e mediave”, vazhdoi me tej.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas