Politika

Sulmi ndaj gazetares, Nishani: Prova nëse do ulim kokën, apo do luftojmë krimin

Ish presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka reaguar pas sulmit me armë ndaj banesës së prindërve të gazetares së News24, Klodiana Lala. Përmes një statusi në Facebook, Nishani thotë se sulmi ndaj gazetares është sulm ndaj gjithë shoqërisë tonë.

“Kjo është prova nëse do të ulim kokën ndaj çizmes së krimit dhe do të heshtim, apo do kërkojmë ligjin, rendin, të drejtën”-thotë ndër të tjera Nishani.



Statusi i plotë: 
Të dashur miq të solidarizohemi të gjithë dhe hapur me gazetaren Klodiana Lala pas sulmit dhe kërcënimit që krimi bëri jo ndaj veç një gazetareje, nëne dhe qytetare kurajoze, por ndaj të gjithë shoqërisë tonë.
Kjo është prova nëse do të ulim kokën ndaj çizmes së krimit dhe do të heshtim, apo do kërkojmë ligjin, rendin, të drejtën, dënimin e të keqes, që është një rrezik për të gjithë ne pa përjashtim, nëse e tolerojmë.
Solidaritet me Klodianën, sfidë kriminelëve !
Të gjithë bashkë!

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas