Media

Sulmi ndaj gazetares Klodiana Lala, kolegët solidarizohen në rrjetet sociale, ja mesazhet

Jo veç Unioni i Gazetarëve Shqiptarë por dhe vetë kolegët e gazetares Klodiana Lala kanë reaguar pas lajmit se banesa e prindërve të saj është sulmuar me armë. Ata kanë shpërndarë mesazhe mbështetëse duke i kërkuar autoriteteve të zbardhin sa më shpejt ngjarjen.

Trëndafile Visha
Pa fjalë. Pa fjalë. Burracakëri. kriminelët terrorizojnë fëmijët dhe familjarët e gazetares Klodiana Lala që t’i mbyllin gojën. Përtej tronditjes, ndiej neveri për minjtë e gjirizeve. Ndjej neveri.
Në këto momente jemi me ty Klodi, me fëmijët, prindërit e familjarët e tu, jemi me fjalën e lirë.



Klodjana Haxhiaj
Deri në palcë e tronditur! Jemi me ty Klodiana Lala, me familjen tënde, me engjëjt e tu!
Kush ngre dorë mbi familjen, mbi të pafajshmit, mbi gazetaren, ka vrarë edhe atë pak shpresë që ka në këtë vend!

Dorjana Bezat
#meKLODIANEN
Familja e gazetares Klodiana Lala u qëllua me breshëri plumbash. U qëllua banesa e një gazetare që bën mirë punën e saj!
U qëllua një banesë ku brenda saj ishin 2 fëmijë.
U qëllua një banesë në te cilën jetojnë vetëm njerëz qytetarë!
Sa pa burrni autorët e këtij sulmi!
Alarm për sigurinë në këtë vend?!
Z. Xhafaj, Z.Veliu dhe gjithë Policia e Shtetit duhet të përgjigjeni për këtë. Nëse nuk gjenden autorët, nëse nuk ofroni siguri, jepni DORËHEQJEN!

Arsen Rusta
E çfarë duhet të ndodhë më shumë!!!

Senad Nikshiqi
Fuck Albania! Go Klodiana Lala

Granit Sokolaj
#KlodianaLala!

Se pari, solidarizim maksimal me ty!
Se dyti, ky eshte nje kercenim per te gjithe gazetaret, per mediat, per qytetaret e ketij vendi.
Se treti, numri i te emigruarve dhe i atyre qe kane aplikuar per lotarine amerikane, eshte shume me i vogel sesa duhet ne te vertete! E vetmja zgjidhje te shpetojme!

Perse nuk dalin Xhafaj, Ardi Veliu, Kryeministri i ketij vendi, se pari te te kerkojne ty falje, femijeve tu, qe nuk jane ne gjendje t’ju mbrojne nga plumbat, pa i bere kujt asgje?!
Behu e forte, burracaket qellojne drejt femrave e femijeve! Burracaket do tentojne te thone e beri opozita edhe kete… Burracaket do tentojne te thone qe ishte “per motive te dobeta”.
Nese do ishin burra, do jepnin doreheqjen ne moment.
Kur sulmohet shtepia e nje gazetari/je, imagjinojeni se çfare ndodh me nje ne periferite e Tiranes, Shkodres, Vlores etj…
Dhe nje thirrje per median, te gjithen, nese kane pak dhimbje per koleget, se njerezilleku ka marre fund, qekure lajmet i ben paraja: Mos transmetoni asnje kronike politike, asnje qoke, asnje lajm arritje apo lajm me lule!!!
Jeni gati per protesta, te gjithe kolegë #gazetarë? Mbidhuni e me thoni. te protestojme pa parti ne krye, ta bejme Tiranen Bukuresht? GATI!

Dritan Laci
Sot ne oret e para te mengjesit banesa e nje kolegeje tone te kronikes eshte goditur nga nje bresheri me plumba.
Duke I shprehur mbeshtetjen si koleg gazetares Klodiana Lala I bej thirrje kryeministrit te vendit ti mbledhe korbat sa me shpejt…
Koha kur ne kete vend mbyllej goja me plumba ka marre fund..
Kryeministri Edi Rama te reagoje menjehere per kete ngjarje dhe te gjeje autoret….
Ndryshe gishti i fajesise do te bjere mbi te ashtu sikurse nuk foli kur gazetarja u fye dhe u kercenua diten per diell nga militantet e ish ministrit te tij te Hashashit qe sot e kercenon nga Maja e Instagramit me kod mafioze….
Klodiana Lala jemi me ty ne keto momente!

Edi Lesi
Bresheria e plumbave ndaj guximit te gazetares Klodi Lala eshte pika e vlimit. Nese shoqeria te ciles ajo i sherben cdo dite me informacione qe i merr vesh fale saj, nuk reagon edhe kesaj radhe, atehere krimi le te rrije i qete se ka gjetur atdheun e tij.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas