Kryesore, Politika

Sulmi me armë ndaj Klodiana Lalës, Meta telefonon gazetaren: Vazhdo misionin pa u trembur

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar pas sulmit me armë që u bë ndaj shtëpisë së gazetares së News24, Klodiana Lala, orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ai dënoi me ashpërsi sulmin me armë të kryer ndaj banesës së prindërve të gazetares investigative.



Edhe përmes një bisede telefonike ku shprehu solidaritet të plotë me gazetaren Lala, dy vajzat e saj të mitura dhe prindërit e saj, Presidenti Meta e inkurajoi të vijojë misionin e saj, pa u trembur dhe shantazhuar nga askush.

“Po kështu inkurajoj organet e sundimit të ligjit të hetojnë në mënyrë të plotë dhe shteruese, këtë ngjarje të rëndë, e të venë para ligjit këdo që qëndron pas saj.

Liria e medias është kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike”, – nënvizoi Presidenti Meta.

Burime për BalkanWeb thanë se Presidenti Meta, ka komunikuar edhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë në lidhje me këtë ngjarje.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas