Editorial

Sulmi kundër Tahirit, sulm kundër shtetit

artur zhejiNga Artur Zheji

 



“Fjalët e tepërta janë fukarallëk!”, thuhet në popull. Dhe ky është rasti që kjo fjalë e urtë shqiptare të kujtohet. Sepse, sulmi kundër ministrit të Brendshëm, i drejtpërdrejtë qoftë dhe, edhe më tmerr akoma, me objektiv të tërthortë pjesëtarët e familjes, është një krim i shëmtuar, të cilin kushdo që e dënon, vendos një tullë në ngrehinën e shkatërruar të Shtetit Shqiptar. Dhe madje, ndryshe nga çfarë keqkëshillohet, nuk humbet, por përkundrazi fiton kredite publike. Sepse shëmtia e një atentati me tritol është një shëmti trasversale. Një shëmti pa parti dhe krejt jashtë sferës së logjikës demokratike së shumicës absolute të shqiptarëve, të cilët kanë zgjedhur këtë sistem ku kemi vendosur të jetojmë.

Pavarësisht se si quhet ministri, e pra, edhe pavarësisht se çfarë përkatësie partiake ka, dhe pavarësisht se në cilin formacion politik gjindet, kjo që ka ndodhur 48 orët e fundit është e rëndë dhe kombëtarisht e papranueshme. Dhe këto shpërthime tritoli, vendosur hajdutçe mbas mesnate, nuk mund të interpretohen ndryshe: veçse si një krim kundër shtetit.

Një krim kundër të gjithëve.

Në këto raste, në të gjithë botën e qytetëruar ku dhe aspirojmë, kryesisht me fjalë të bëjmë pjesë, mllefet dhe kundërshtitë politike lihen mënjanë dhe nuk është as turp dhe as politikisht dëmtuese për askënd të shprehë hapur dhe pa doreza një distancim të qartë nga ky krim. Dhe të shprehë një solidaritet shtetar ndaj ministrit të lënduar. Ndaj presionit të tipit mafioz, ndaj kërcënimit me tritol. Një tritol që shpërtheu dhe foli me gjuhën e ndjelljes së vdekjes.

Nuk është aspak korrekte, për këdo qoftë, që të fshihet në këto orë pas indiferencës apo mungesës së shtirur të vëmendjes dhe të mos shprehet hapur për këtë.

Pse, çfarë presim ne apo ata?

Që të hidhet në erë Ministri i Brendshëm, apo familjarë të tij? Mjerisht ka në politikë nga ata, që nuk do të trishtoheshin fare për këtë. Porse, përtej ndjeshmërisë personale, përtej për njeriun Saimir Tahiri dhe familjen e tij, këto akte, kriminalisht të guximshme, janë akte ndaj sigurisë të të gjithëve ne. Realisht shumë më të pambrojtur se sa Saimir Tahiri.

Dhe akoma më keq akoma. Si munden të hidhen në tregun e konsumit mediatik, si të ishte një fishekzjarr dhjetori, hipoteza zymtake dhe pa asnjë provë, për vetë-tritolizim të mazhorancës për efekte elektorale? Kur zgjedhjet janë krejt larg dhe kur një akuzë e tillë kaq e rëndë, kërkon edhe prova proporcionalisht të rënda?

Të shkojë tundimi për kapital politik deri këtu? Personalisht mendoj se “deri këtu”, do të thotë të kesh mbërritur vërtet në kufijtë e absurdit. Dhe në kufijtë e absurdit, ka anarki, konflikt dhe Jo Shtet. Në të vërtetë, ne jemi tashmë mësuar edhe me këtë, Joshtetin, dhe kjo e mësuar është po aq mëkatare se sa vënia e tritolit.

Sepse nuk ka inkurajim më të madh se sa kjo gjendje dhe ky debat, pa vullnet shtetformues se sa ky! Sepse tritolvënësi i pardjeshëm, shikon sigurisht edhe ai Tv dhe lexon edhe ai gazeta, edhe atë ndjenjë frike që kap cilindo që kryen një krim të këtyre përmasave, e ka qetësuar, tek ka lexuar ftohtësinë apo mosdënimin publik të njëzëshëm dhe të përbashkët të të gjithë politikës shqiptare, ndaj këtyre atentateve thelbësisht kundër shtetit. Dhe përpos parave që ka numëruar tritolvënësi, ka bërë ndoshta edhe telefonatën e radhës, në pritje të detyrës së radhës, për tritolvënien e radhës.

Dramatike apo jo?!

Sepse kur guxojnë kundër Saimir Tahirit, Ministër i Brendshëm, legalisht i zgjedhur, nga një Kuvend legalisht i votuar nga shqiptarët dhe pjesë e një kabineti qeveritar legalisht dhe konstitucionalisht në pushtet, çfarë mund të ndodhë dhe çfarë ndodh për qytetarin e thjeshtë apo sipërmarrësin që nuk paguan “Gjobën”?

Tritolo-terapi me shumicë? Çfarë mjerimi!

PasPara

13 komente

  1. Një popull që jetoi në sistemin diktatorial komunist dhe pastaj në një sistem Kapitalist-banditesk nuk e ka të lehtë ta kuptojë sistemin demokratik si dhe shtetin ligjorë.Pra ndërtimi i institucioneve stabile,gjyqsorin e pa varur si dhe shteti ligjorë eshte nevoja themelore për një sistem demokratik,pa këto nuk duhet të çuditet askush ,se ndodhin këto elemente shkatrrimtare në një shoqëri.
    BA

  2. Ne kohen e Mbretit Zog behet nje vrasje dhe autori nuk po zbulohej. Mbreti thirri urgjentisht Ministrin e Brendshem dhe e pyeti per ecurine e zbulimit te autorit. Ministri u pergjigj se po kerkojme, por ende nuk kemi nje piste te sakte.
    Mbreti rrudhi buzen dhe i foli me qesendi:
    – Une e di z. Minister. Problemi eshte ta dini ju.
    – Ministri per nje cast nuk e kuptoi ironine e Madherise dhe u gjallerua.
    – Na e thoni Madheri, kur e ditkeni.
    – Ne se nuk e zbuluar deri neser, e keni bere ju.

  3. “ministri i lenduar” me brutalitetin dhe arrogancen e tij ka lenduar shume shqiptare te ndershem, te pafajshem. Ti nuk je prekur fare nga veprimet banditeske te kesaj qeverie dhe posacerishte te Tahirit. Ai ka lenduar nje pjese te mire te popullit. Paligjerishte. Brutalisht. Arreston per hakmarrje njerez te pafajshem, jashte moshes ligjore , per 3000 leke energji elektrike dhe nuk arreston per 200.000.000. Ai hoqi, me nje te rene te lapsit, te gjithe drejtuesit e policiseu dhe u a dorezoi drejtimin te paafteve, njrez te lidhur me krimin, ku edhe vet ka qene nje i tille. Nuk eshte vetem Shullazi. Ti ke te drejte te shkruash keshtu, se je pjese e “qeverise” . Te takon ta mbrosh. A nuk e shikon se qe kur filloi pune rilindja mbizoteron pushteti i krimit, dinamitit. Here nga kriminele e here nga qeverija. Kjo e fundit me shkaterrimin me tonelata dinami, te prones private. Vetem shkaterron dhe asgje nuk nderon. Vec mbjell qindra palma nga 6000 euro copa. A ke bere ndonje investigim me sa blighen keto peme.? A nuk eshte inkurajim i krimit kur shikojne qeverine, policine dhe UNIKUN qe per jave te tere bejne vrima ne pallate per qindra kallepe dinamiti, kudo. Kjo nuk ka ndodhur askund ne bote. Megjithate them me zemer, shyqyr qe nuk paten pasoja ne njerez. Kushdo qofshin ata. Por kjo nuk eshte merite e policise. Duke kujtuar bomben ne ambasaden sovjetike, futjen e armeve ne kishen katotile ne Shkoder dhe veprime provokuese te sigurimit te shtetit, edhe une dyshoj vetviktimizimin e qeverise dhe sidomos ministrit. Mos u cudit Artur . Kemi zgjedhjet perpara dhe kreditet e qeverise qe kane rene shume posht.

  4. Besniku e ka treguar bukur ngjarjen e kohës së Zogut, qoftë ajo edhe e sajuar.Por,mua më duket e padrejtë që vënja e tritolit në farmacinë e babait të Ministrit, u quajt terrorizëm , ndersa ndodhitë e mëparshme, të njëjta apo të ngjashme, nuk u quajtën si kjo. Pse ky diferencim?Që mafia po tergohet gjithnjë e më e guximshme,kjo përbën alarm të vërtetë.Kur dikush nuk kursen as një ministër që duhet të dijë se ku flë lepuri,( tritoli) dhe kush e shpërndan, kush e magazinon, kush e shet apo kush e blen, atëherë, i bie që ,sëpaku, deri tani ministri nuk është marrë me këto punë.Përveç kësaj,sipas tregimit më lart , duhet që Rama t’i thotë Tahirit se ai din se kush e ka vënë tritolin dhe se po nuk e gjeti deri nesër,t’i thotë se e ke vënë ti.Pasiguria po shtohet me ritme galopante.Mëndoni për një çast çfarë mund të bëhet me njerëzit e thjeshtë, pa pushtet.Uroj që kjo ngjarje t’i vërë në lëvizje organet që paguhen për sigurinë,për rëndin dhe të frenohet ky fenomen kaq kërcënues.Ndryshe , na mori lumi të gjithëve,siç ndodh kur vërshojnë lumenjtë të egërsuar dhe të pamëshirshëm për askënd.

  5. Mjere ky vend ne duart e kujt ka rene..imagjinoni, shkojne e i bien ministrit, vaj medet ne te tjeret. Vendi eshte ne rrezik, fukaralluku po ben kerdine…mendoni qe keshtu ka per te vazhduar? Ndjej qe po shkojme drejt rrumpallhanes…zoti i vrafte kete rrace qeveritaresh.

  6. mbrojtaja e tahirit eshte mbrojtja e kokaines dhe shullazit e krimit.shoku zheji paske ra ne rrjet .nuk del me kurre.u bere zedhens i kelmnent dalipit,ermal hogjes,shullazit,tash dhe qefalise,.ik zheji se e qelbose mapon.

    1. aty eshte shkruar se jane 6 komente por eshte vetem 1 I them ketij ibrahimi mos eshte pjese e bandes te venies te tritolit .Zheji e thekson mire ketu nuk ka siguri per njerzit me pushtet po per ne popullin e thjeshte . Ik o Ibrahim se e qelbose Mapon

  7. Jam plotesisht i nje mendimi me z.Zheji se akte te tilla primitive terroristike, qofte edhe te ndermara me qellim paralajmerues kercenimi, jane te denueshme per cilindo qytetar me nje moral normal, pamvaresisht bindjeve politike.
    Pashe ne nentor te vitit te kaluar, qe ne bulevardin ku ne vitin 2011 u shfaqen pamje te dhuneshme barbare te nje turme qe ju versul policise se shtetit duke e gjakosur ate, te organizohej nje manifestim i paster demokratik. I zoteruar e disiplinuar nga organizatoret e me kerkesa kryesisht ekonomike, pa perballje te dhuneshme politike.
    Shume pikpyetje hap ngjarja e 10 shkurtit ne Tirane.
    C’te kete ndodhur valle, qe pas gjithe atyre sulmeve terroristike edhe me viktima duke perdorur tritolin, dikujt i paskej ikur mendja e kerkon te beje karshillek me “komandantin” e 11 mije policeve shqiptare, duke vendosur e shperthyer nje sasi tritoli ne farmacine e babait te tij ? A thua te jete qellimi thjeshte per te “trembur” ministrin e suksesshem Tahiri kur shohin se ai ka ndermare nje lufte pa kompromis kunder krereve te botes se krimeve ?
    Duke perjashtuar luften per shkaterimin e plantacioneve te kanabisit ne Lazarat, nje produkt qe z.Zheji vete e ka quajtur me leverdi per ekonomine shqiptare, nuk dijme qe ne rrjeten e “cunave” te Tahirit, te kete rene ndonje peshk i madh i krimit te organizuar.
    Edhe kapja e grupit te laboratorit te kokaines ne Xibrake, nuk mund ti atribohet si sukses Tahirit apo policise shqiptare, pasi eshte deklaruar zyrtarisht se ky grup u sinjalizua nga nje prokurori gjermane..
    Nese qeveria aktuale me minister te mbrendshem Tahirin, do te zbuloje e t’ja kaloje drejtesise ne nje kohe te shkurter autorin e ketyre akteve terroriste, pa medyshje do ti thoja bravo edhe cunakut Tahiri te perzgjedhur nga Rama.
    Por nese autori nuk do te kapet asnjehere e do te harohet shpejte kjo ngjarje, sic ka ndodhur me shume ngjarje te tjera, cdo qytetar shqiptar, nga kujtesa historike, do ta kishte te drejten te dyshonte se ndoshta i interesuari per te ndodhur ajo qe ndodhi, ka qene vete ministri Tahiri. Forma me e pershtateshme per te mbuluar pa aftesite apo edhe gabimet e fajet, eshte te organizosh alibi viktimizimi.

  8. kjo gazeta Mapo kujt I sherben se lexoj komentet qe shkruajn gjithe mllefe se si duket ju prish terezia e shumave te majme te parave qe u sillte droga dhe duan tu a lene dobicin te tjereve duke dhene argumente dhe versione te ndryshme per tu hedhur hi syve dhe per tu larguar nga e verteta, perdorin tritolin me telekomande ,vrasin naten e te qajne diten .Kush e Santon ,Sokol Olldashin Azemin e shume te tjere ,keta qe vene tritolet dine dhe te zhdukin provat, por populli nuk eshte budalla, prandaj I dha voten partise socialiste.Ec perpara kryeminister Edi se ke popullin dhe diasporen qe te mbeshtet

  9. ore popull Sali Berisha vrau 4 njerez te pafajshem ne sheshin Deshmoret e Kombit perpara dyerve te kryeministrise qe e pa gjithe bota ,presidentin Topi e quajti horr kryeprokuroren e quajti lavire ,ndersa per demostrusit I akuzoi qe mbanin cadra me pistolet ,stilolapsa me pistolet e lloj gjera qe mund te sajoje nje I cemendur si Saliu keshtu qe tritolet per Ate jane llokume se I perdor nen dore si ajo shprehja te kapesh gjalprin me doren e tjetrit por dhe ata qe perdorin tritolin me urdherin e tij e kane koken ne traste nje dite , se Ai do te zhduke provat .E kam degjuar ne nje interviste ish kryeministrin Fatos Nano ku tha qe Sali Berisha eshte mjeshter dhe kete thenie te Tij mund ta kuptosh si te duash .

  10. Historia e vertete e politikes dhe ngjareve politke dhe kriminale te Shqiperise do te zbardhet kur te arrihet zbardhja e vrasjes se Artan Santos. Keto nuk jane gje fare para saj, zbardhja e vrasjes e e Tanit do te nxirrte ne shesh shume “enigma” te ngjarjeve qe perjetohen sot ne Shqiperi, e do te rrumbullakosnin panoramen e jetes aty. He per he eshte pak shpejt, le te qendrojme tek fjala e urte qe : qeveria e kap lepurin me qerre. Rama vertet nuk do te shkele parimet e normave europiane per te nderhyre per heqjen e presidentit. Por ne mandatin e dyte , qe duhet patjeter ta fitoje, do ti kete shume me te lehta punet se sot. Atehere do ta zbythe kollaj fare marioneten e Saliut dhe atehere mund te filloje vertet nje epoke e re per Shqiperine. Atehere i hapet rruga reformes se vertete te sistemit te drejtesise. Por sot i duhet te ndjke nje lakore tjeter, e po vepren me mjaft pjekuri.
    Le te shpresojme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas