Sociale

Sulmi i qenve endacakë, bashkia Lezhë: Shmangni panikun dhe rrini larg

Qentë endacakë në Lezhë janë shtuar kohët e fundit dhe banorët shprehen të shqetësuar për praninë e tyre në rrugë, pasi nuk kanë munguar edhe rastet e sulmeve.

Çifti Dolonaku, banorë të lagjes ‘Skënderbeg’ janë përballur me rrezikun që vjen nga sulmi i qenve endacak.



Irfan Dolonaku tregon se 10 ditë më parë ndërsa ishte në pritje të një taksie është sulmuar nga qentë endacakë. Por ndërhyrja e patrullës së policisë, që ndodhej aty pranë e ka ndihmuar që të shpëtojë prej tyre pa pasoja serioze.

Por pre e sulmit të qenve të rrugës ka qenë edhe bashkëshortja e tij, e cila i ka ende në trup shenjat e kafshimit.

Pavarësisht rrezikut që vjen prej tyre, qytetarët shpesh u japin ushqime qenve të rrugës, në ndonjë rast edhe për t’i shpëtuar ndonjë sulmi të papritur.

Bujar Berisha, një tjetër banor i Lezhës thotë se janë rreth 15 raste të kafshimeve së fundmi. Por cila është zgjidhja që ofron bashkia nisur nga shqetesimi që ngrenë qytetarët e Lezhës.

“Të kenë pak besim në vete, sepse qentë e nuhatin kur ke frikë dhe të sulmojnë. Deri sa të gjejmë një zgjidhje, këtë u këshillojmë”,- tha një zyrtar i bashkisë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas