Sociale

Sulmet e qenve të rrugës, aktivisti jep alarmin: Ata që i mbrojnë, po bëjnë gjenocid

Aktivisti i shoqërisë civile, Gerti Shella, e quan atë që po ndodh sot me qentë e rrugës, sidomos në kryeqytet një tragjedi të paralajmëruar, ndërsa denoncon ata që në emër të së drejtave të kafshëve kërkojnë që qentë të shëtisin lirshëm nëpër qytet duke u kthyer në një rrezik konstant për çdo qytetar.

“Kemi kaq kohë që flasim dhe askush nuk merr masa. Mirë qentë që po vrasin njerëz, po s’të lë rehat as lukunia e këtyre që lehin gam gam nëpër rrjetet sociale si qenër të tërbuar…



Këta që mbajnë kongrese për qentë e rrugës dhe po shkaktojnë gjenocid ndaj njerëzve”,- shkruan Gerti Shella në rrjetin social ‘Facebook’.

Ai shkon edhe më tej duke kërkuar edhe ndihmën e organeve ligjzbatuese për të vënë para drejtësisë të gjithë ata që kërkojnë të mbajnë qentë rrugëve duke kërcënuar jetën e qytetarëve.

“I bëj thirrje policisë dhe prokurorisë të nisë hetimet për të gjithë ata që kanë marrë në mbrojtje qentë e rrugës dhe pitbullët dhe t’i vërë para drejtësisë. Njerëzit po humbasin jetën përditë prej kafshëve që ata kanë lënë rrugëve”,- mbyll komentin e tij Shella.

Bashkia e Tiranës prej 2 vitesh ka nisur një projekt për vaksinimin dhe sterilizimin e qenve të cilët janë agresivë me qytetarët ose tregojnë shenja sëmundjeje.

Ndërkohë që pranë Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit në një vit janë referuar mbi 1 mijë raste të kafshimit të qenve të rrugës.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas